E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet suplementare te pedagogeve perfitimet ne baze te titujve



Anilejda Shembitraku

Eshte botuar ne Fletoren Zyrtare udhezimi i Ministrise se Financave dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences ne lidhje me ligjin Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve te shkollave te larta Qendres se Studimeve Albanologjike Akademise se Shkencave dhe te gjitha institucioneve te tjera kerkimore publike ne Republiken e Shqiperise te cilet kane tituj. Sipas ketij udhezimi baze per llogaritjen e pensionit mujor suplementar eshte periudha nga data e marrjes se titullit shkencor respektiv te njohur nga ky ligj dhe deri ne daten e lindjes te se drejtes per pension suplementar. Kur e drejta per perfitim suplementar lind
pas dates 1.1.2010 periudha e gezimit te titullit eshte e vlefshme vetem ne rast se jane paguar kontributet suplementare.

Dokumentacioni
Perfitimet suplementare per personat me tituj shkencore jepen me kerkesen e te interesuarit i cili paraqet ne drejtorine rajonale te sigurimeve shoqerore perkatese dokumentacionin si me poshte Kerkesen per pension suplementar sipas modelit bashkelidhur nje fotokopje e kartes se identitetit e nenshkruar nga personi i interesuar me emer mbiemer firme dhe me adresen e vendbanimit ose certifikate personale me fotografi fotokopje e noterizuar e deshmise per shenjen e titullit vertetim per tituj shkencore leshuar nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor vertetim nga qendra e punes per kontributet suplementare te paguara nga data 1.1.2010 dhe deri ne daten e lindjes te se drejtes.

Kontributet
Kontributet suplementare llogariten 3.5 te pages bruto mujore per personat me titull te punesuar ne institucione publike dhe 7 te pages bruto mujore per personat me titull te punesuar ne institucione jopublike derdhen ne llogarite e drejtorive rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore cdo muaj me te njejtat rregulla dhe ne te njejtat afate si edhe sigurimi i detyrueshem shoqeror. Kontributi suplementar i percaktuar mbahet nga paga e personit qe gezon titullin dhe ushtron veprimtari ekonomike. Institucioni ku personi eshte i punesuar eshte pergjegjes per llogaritjen ndalesen nga paga dhe xhirimin e shumes se kontributit.

UDHEZIM
Nr.17 date 10.5.2010
PER PENSIONET SHTETERORE SUPLEMENTARE TE PUNONJESVE TE UNIVERSITETEVE TE SHKOLLAVE TE LARTA QENDRES SE STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE AKADEMISE SE SHKENCAVE DHE TE GJITHA INSITUCIONEVE
TE TJERA KERKIMORE PUBLIKE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE TE CILET KANE TITUJ
Ne mbeshtetje te nenit 12 dhe 13 te Ligjit Nr. 10139 date 15.5.2009 Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve te shkollave te larta Qendres se Studimeve Albanologjike Akademise se Shkencave dhe te gjitha institucioneve te tjera kerkimore publike ne Republiken e Shqiperise te cilet kane tituj Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Shkences
UDHEZOJNE
1. Ne zbatim te nenit nr.7 si baze per llogaritjen e pensionit mujor suplementar per personat e percaktuar ne nenin 2 te ligjit te sipershenuar jane
a Periudha nga data e marrjes se titullit shkencor respektiv te njohur nga ky ligj dhe deri ne daten e lindjes te se drejtes per pension suplementar. Kur e drejta per perfitim suplementar lind
pas dates 1.1.2010 periudha e gezimit te titullit eshte e vlefshme vetem ne rast se jane paguar kontributet suplementare sipas nenit 4 te ligjit.
b Paga referuese e cila eshte paga baze mujore perjashtuar shtesat per funksion qe zbatohet per te njejtin titull ne momentin kur personi ka plotesuar kushtet e perfitimit sipas nenit 6 te ligjit te sipershenuar.
2. Ne zbatim te nenit nr.11 dhe 12 te ligjit llogaritja caktimi dhe pagesa e perfitimeve suplementare behet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Perfitimet suplementare per personat me
tituj shkencore jepen me kerkesen e te interesuarit i cili paraqet ne drejtorine rajonale te sigurimeve shoqerore perkatese dokumentacionin si me poshte
a Kerkesa per pension suplementar sipas modelit bashkelidhur
b Nje fotokopje e kartes se identitetit e nenshkruar nga personi i interesuar me emer mbiemer firme dhe me adresen e vendbanimit ose certifikate personale me fotografi
c Fotokopje e noterizuar e deshmise per shenjen e titullit
d Vertetim per tituj shkencore leshuar nga Komisioni i Kualifikimit Shkencor
e Vertetim nga qendra e punes per kontributet suplementare te paguara nga data 1.1.2010
dhe deri ne daten e lindjes te se drejtes.
Formulari i kerkeses per pension a dhe vertetimi per kontributet e paguara e gjendet ne agjencine e sigurimeve shoqerore te qytetit ku i interesuari ka vendbanimin. Per cdo perfitues drejtoria rajonale e sigurimeve shoqerore krijon nje dosje me dokumente. Rregullat e pranimit te dokumenteve regjistrimit te kerkeses per perfitim suplementar plotesimit te
dosjes se pensionit me vertetime te brendshme qe leshohen nga strukturat e Sigurimeve Shoqerore rregullat dhe procedurat e plotesimit te vendimit te caktimit te perfitimit te plotesimit te karteles financiare dhe urdherpageses veprimet per ndryshimin pezullimin mbylljen apo transferimin e perfitimit jane te njejta me ato te percaktuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore ne Rregulloren 7426 nr.3 date 15.8.1996 Per caktimin administrimin dhe pagimin e perfitimeve suplementare shteterore.
3. Ne zbatim te nenit nr.4 te ligjit
a Kontributet suplementare per subjektet e ketij ligji 3.5 per qind te pages bruto mujore per personat me titull te punesuar ne institucione publike dhe 7 per qind te pages bruto mujore per
personat me titull te punesuar ne institucione jopublike derdhen ne llogarite e drejtorive rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore cdo muaj me te njejtat rregulla dhe ne te njejtat afate si edhe sigurimi i detyrueshem shoqeror.
b Kontributi suplementar i percaktuar mbahet nga paga e personit qe gezon titullin dhe ushtron veprimtari ekonomike. Institucioni ku personi eshte i punesuar eshte pergjegjes per llogaritjen ndalesen nga paga dhe xhirimin e shumes se kontributit ne llogarite bankare te adresuara. Ne te njejten kohe me xhirimin e kontributeve institucioni publik ose jopublik dergon ne drejtorine rajonale te sigurimeve shoqerore perkatese edhe informacionin individual per cdo kontributpagues i cili modelohet ne formen e nje formulari ku shenohen numri i sigurimit/identifikimit emri mbiemri titulli funksioni ose detyra aktuale paga bruto kontributi mujor per cdo person. Ne kete formular regjistrohet edhe banka ku eshte bere derdhja e kontributit data dhe shuma e kontributit te transferuar nenshkruhet nga drejtuesi i autorizuar i subjektit i vihet vula dhe i bashkelidhet transferues ose dergohet drejtperdrejt ne drejtorine rajonale te sigurimeve shoqerore perkatese. Ky informacion do te sherbeje per celjen e kartelave individuale te kontributeve suplementare te paguara nga cdo person.
c Institucionet jopublike ne te cilat punesimi konsiderohet periudhe e ushtrimit te titullit jane universitetet dhe shkollat e larta te akredituara.
d Detyrimi per te paguar kontribute fillon nga data 1.1.2010. Subjektet punedhenese te personave me tituj dhe Instituti i Sigurimeve Shoqerore te marrin masa per derdhjen e kontributeve
te prapambetura nga 1.1.2010 deri ne daljen e ketij udhezimi dhe ne vazhdim.
4. Programi i te ardhurave nga kontributet dhe i volumit te transfertes nga Buxheti i Shtetit per mbulimin e shpenzimeve te kesaj skeme ndjek te njejtat rregulla procedura dhe afate si edhe per programimin e buxhetit te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
Ky udhezim hyn ne fuqi menjehere.

Modular
REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCES
KOMISIONI I VLERESIMIT TE TITUJVE AKADEMIKE
Nr.protme

VERTETIM
Me anen e te cilit vertetojme se znj./z. emer atesi mbiemer
ka fituar titullin
1. Profesor sipas vendimit nr. date/ me numer regjistri themeltar nr.
2. Profesor i asociuar sipas vendimit nr. date//me numer regjistri themeltar nr.
3. Drejtues kerkimesh sipas vendimit nr.date// me nr regjistri themeltar
4. Mjeshter kerkimesh sipas vendimit nr. date// me numer regjistri themeltar nr.
Leshohet ky vertetim ne mbeshtetje te Ligjit Nr.10 139 date 15.5.2009 Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve te shkollave te larta Qendres se Studimeve Albanologjike Akademise se Shkencave dhe te gjitha institucioneve te tjera kerkimore publike ne Republiken e Shqiperise te cilet kane tituj shkencore per ta paraqitur prane drejtorise rajonale te sigurimeve shoqerore ku ka vendbanimin.

12 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›