E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendeti mendor konference per hartimin e ligjit dhe buxhetit te sherbimeve



Lizeta Duro

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne konferencen e trete kombetare e shendetit mendor e cila kete vit solli ne Tirane nje numer te madh profesionistesh tha se po merren nje sere nismash ne favor te shendetit mendor. Mbas 10 vjetesh kur Ministria e Shendetesise ndermori nje sere iniciativash me qellim reformimin e sherbimeve psikiatrike per ti kthyer ato nga sherbime te centralizuara spitalore me mision kryesisht kurativ ne nje rrjet sherbimesh te decentralizuara me mision parandalimin trajtimin dhe rehabilitimin e semundjeve mendore kjo ministri ka projektuar ne kete fushe hartimin e projektligjit te ri per shendetin mendor rishikimin e Planit te Veprimit per personat me probleme mendore si dhe zgjerimin dhe konsolidimi i sektorit te shendetit mendor ne Ministrine e Shendetesise. Gjate konferences Vasili tha se shendeti mendor eshte nje ceshtje qe shkakton interes dhe kureshtje nder profesionistet e shendetit. Sot jemi pikerisht pothuajse 10 vjet pas fillimit te kesaj reforme. Koicidon per 1 mije rastesira qe une kam qene drejtues i grupit te fillimit te reformes 10 vjet me pare. Sigurisht shohim progres te jashtezakonshem sepse gjithe mentaliteti ka ndryshuar. Kemi pranuar qe ne krye te heres mos institucionalizimin mes pacienteve. Pra nuk e kemi pare spitalin si zgjidhjen me te mire por kemi pare qendrat komunitare. Nuk kemi pare menyren si zgjidhjen me te mire po kemi pare perkrahjen dhe integrimin. Eshte normale qe ne te kemi dhe nevoja pa fund qe sistemi shendetesor ka ne infrastrukture - tha Vasili. Ministri tha se shume shpejt shendeti mendor do te perfshihet ne nivelin paresor te kujdesit shendetesor cka do te thote se mjeku i familjes do te kete ne detyrat e veta edhe kujdesin nepermjet diktimit te hershem referimit dhe trajtimit mbajtes te shendetit mendor te popullatave ne ngarkim.

Nismat

Ministria e Shendetesise ka ngarkuar nje grup pune te perbere nga specialiste te fushave perkatese qe po hartojne projektligjin dhe nje nder misionet e kesaj konference ishte edhe konsultimi i ligjit me partneret e sektorit qeveritar dhe jo qeveritar.
Hartimi i projektligjit te ri per Shendetin Mendor do te sjelle ndryshime dhe risi ne sistemin shendetesor qe sipas Vasilit do te shoqerohen edhe me shtimin e fondeve dhe te investimeve ne sherbimin e shendetit mendor dhe ne infrastrukture. Risi eshte edhe Rishikimi i Planit te Veprimit per shendetin mendor qe synon pasqyrimin e nje konteksti te ri te shendetit mendor per planifikimin dhe buxhetimin e sherbimeve. Gjithashtu sektori i shendetit mendor do te zgjerohet dhe konsolidohet si ne Ministrine e Shendetesise ashtu dhe ne piramiden e ketij sektori ne Drejtorite Rajonale te Shendetit Publik. Projektligji parashikon dhe ka si sfide kryesore perfshirjen e shendetit mendor ne Paketen Baze te kujdesit te Shendetit Paresor cka do te thote se mjeku i familjes tashme ka ne detyrat e veta edhe kujdesin nepermjet diktimit te hershem referimit dhe trajtimit mbajtes te shendetit mendor te popullatave ne ngarkim. Ne kete menyre rritet aksesi i popullsise ne sherbimet e shendetit mendor si edhe permiresohet kost-eficienca e rrjetit te sherbimeve.

Reformat

Ministri i Shendetesise tha se kjo ministri po ndermerr disa reforma si ne menaxhimin e ri te sistemit ne sistemin e referimit te pacientit edukimin ne vazhdim racionalizimin e sherbimeve dhe fondeve ne shendetesi decentralizimin rajonal etj. Sipas Vasilit protokollet dhe kostot e sherbimit pa dyshim qe do te ndikojne pozitivisht ne fuqizimin e rrjetit te sherbimeve permiresimin e cilesise se tyre te menaxhimit te burimeve dhe te qendrueshmerise se tyre teknike e financiare. Ne kemi hyre ne rrugen e pakthyeshme ku sherbimet e shendetit mendor ofrohen nga ekipe multi-disiplinare me qellim trajtimin e pacienteve sa me prane shtepise te jete e mundur ne nje rrjet sherbimesh komunitare dhe me shtreter te cilat funksionojne ne menyre te integruar dhe te vazhduar. Te gjitha keto jane pjese e nje procesi te gjate reformash dhe perfshirjejesh te partnereve tane vendas profesionisteve nga i gjithe vendi por edhe te nje mbeshtetje te vazhdueshem nga ekspertiza dhe fondet nderkombetare - tha Vasili. Sipas ministrit nje vend te vecante ze ketu Organizata Boterore e Shendetesise OBSH qe ka ofruar ne menyre te vazhdueshme ekspertize dhe mbeshtetje per
1. Hartimin e politikes kombetare te shendetit mendor dhe planeve per zhvillimin e sherbimeve.
2. Ngritjen e sherbimeve te reja multi-disiplinaresi qendra komunitare qendra rezidenciale qendra ditore pavijone pranimi.
3. Ngritjen e kapaciteteve te profesionisteve vendas nepermjet trajnimeve te vazhdueshme te personelit te shendetit mendor ne shkalle vendi.

12 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›