Pensioni i pjesshëm, kategoritë që përjashtohen nga skema
Profesionet që nuk përfshihen në skemën e pensionit të pjesshëm. Masa e pensionit, skema e llogaritjes së përfitimit të pjesshëm
Jonida Tashi
Profesionet që bëjnë pjesë në kategorinë e parë dhe të dytë të pensioneve nuk mund të përfitojnë dot nga skema e pensionit të pjesshëm. Specialistët e pensioneve shpjegojnë se kategoritë që, për arsye të ndryshme, nuk i plotësojnë vitet e nevojshme të punës për të përfituar pension të plotë, mund të marrin pension të pjesshëm për aq sa vite pune kanë të siguruara. Sipas ligjit, për të përfituar pension të pjesshme këto kategori duhet të kenë jo më pak se 15 vite pune gjithsej. Këtë masë nuk e përfitojnë dot personat që kanë punuar në punë të kategorisë së parë apo të dytë, pasi ligji përcakton kushte të tjera për ta. Kështu, sipas ligjit, përfitojnë pension të pjesshëm personat e siguruar për një kohë më pak se 35 vjet dhe më shumë se 15 vjet sigurimi. Këtë të drejtë burri mund ta përfitojë kur të arrijë moshën 65 vjeç dhe gruaja moshën 60 vjeç.
Caktimi
Pensioni i pjesshëm caktohet si pjesë e pensionit të plotë. Ky pension llogaritet duke shumëzuar pensionin e plotë me vitet e sigurimit dhe duke bërë pjesëtimin me 35. Për efekt llogaritjeje, edhe pensioni i pjesshëm llogaritet njëlloj si pensioni i plotë i pleqërisë. Masa e pensionit të pjesshëm korrigjohet me raportin midis viteve të punës që ka pensionisti pjesëtuar me 35 vite, aq sa kërkon ligji. Nëse një personi i ka lindur e drejta për pension pleqërie në vitin 2009 dhe në kohën që kërkon pension ka vetëm 30 vjet pune, pensioni i llogaritur, po të ishte i plotë, rezulton 12 000 lekë. Ndërsa pensioni i pjesshëm për 30 vite pune që ka personi, i rezulton 12.000 X 30 / 35 = 10.284 lekë. Pra, në këtë rast, vetëm se personit i mungonin 5 vite pune, ai do të marrë më pak (12.000 – 10.284 ) = 1.716 lekë për çdo muaj. Në këto kushte, të gjithë personave që nuk u ka lindur ende e drejta për pension dhe u mungojnë vite pune, është e nevojshme dhe e domosdoshme që të kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore. Pagimi i kontributeve mund të vazhdohet me mënyra të ndryshme. Kështu, këta persona, për të plotësuar vitet e nevojshme të punës për të përfituar pension të plotë, mund të punësohen, të vetëpunësohen në aktivitete të ndryshme, si dhe mund të paguajnë dhe kontribute si të vetëpunësuar në bujqësi ata persona që i kanë kushtet ligjore, kanë tokë në pronësi apo në përdorim dhe zhvillojnë veprimtari bujqësore, apo të sigurohen dhe të paguajnë kontribute në mënyrë vullnetare.
Kategoritë
Personat që nuk kanë plotësuar moshën ose vitet e nevojshme të punës mund të përfitojnë pension të reduktuar ose të pjesshëm. Me këto dy lloj përfitimesh aplikuesit nuk mund të marrin të ardhura aq sa do të përfitonin me pension të plotë pleqërie. Konkretisht, pensioni i përfituar mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, ndërkohë që u nënshtrohet të gjitha rritjeve që i bëhen pensioneve nga politikat e qeverisë.
Ndërsa një tjetër kategori përfitimi janë edhe pensionet e invaliditetit, që shërbejnë për të mbrojtur me të ardhura personat e siguruar kur humbin aftësinë për punë si pasojë e një gjendjeje të caktuar shëndetësore. Kjo gjendje mund të jetë e përkohshme apo e përhershme, ndërkohë që përfitimi mund të jetë i plotë ose i pjesshëm, në varësi të gjendjes së personit përfitues. Përveç llojeve të përfitimeve të përmendura, një kategori tjetër që mund të përfitojë nga skema e sigurimeve shoqërore është ajo e familjeve që kanë humbur kryefamiljarin. Këto përfitime quhen pensione familjare dhe shërbejnë për të mbrojtur personat që janë në ngarkim të mbajtësit të familjes, i cili është ndarë nga jeta, pavarësisht nëse ka qenë ose jo i siguruar. Në kushtet për të përfituar pension familjar është dhe periudha e nevojshme e sigurimit që duhet të kishte i ndjeri në momentin që vdes. Periudha e sigurimit e nevojshme për një pension familjar llogaritet sipas nenit 35 të ligjit nëpërmjet formulës (moshë-20 vjet)/2.
Skema e llogaritjes nga specialistët
Skema e pensioneve lejon kategori të caktuara që për arsye të ndryshme nuk arrijnë të plotësojnë kriteret përfituese të masës së plotë, të aplikojnë për të përfituar pension të pjesshëm ose të reduktuar. Të dyja rastet ndryshojnë nga vitet e punës të siguruara, për përfitimet e reduktuara duhen domosdoshmërish 35 vite punë të mbuluara nga kontributet, ndërsa në rastet e pjesshme kjo shifër është shumë më e ulët. Për rastet kur aplikohet marrja e pensionit të reduktuar, atëherë ligji përcakton që kjo masë përfitimi e shoqëron pensionistin deri në fund të jetës së tij, pavarësisht se me kalimin e viteve mund të përmbushë kriteret e masës së plotë. Megjithatë, ka disa kategori që nuk mund të bëhen pjesë e kësaj skeme përfitues, pasi dhe në këtë rast duhen plotësuar disa kritere specifike. Marrjen e pensionit të reduktuar e arrijnë personat e siguruar kur: kanë plotësuar jo më pak se 35 vjet sigurim, kanë mbushur moshën 62 vjeç për burrat e 57 vjeç për gratë, si dhe kur mosha e daljes në pension të plotë pleqërie, sipas nenit 92, është më e madhe se këto mosha. Gjithashtu është e domosdoshme që këta persona të vërtetojnë se nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Skema përcakton që nuk mund të aplikojnë për pension të reduktuar të gjithë ata persona që kryejnë veprimtari ekonomike në të gjitha format, të punësuar, punëdhënës, apo të vetëpunësuar, përfshirë dhe të vetë punësuarit në bujqësi. Çka do të thotë se personat e vetëpunësuar në bujqësi nuk mund të aplikojnë për pension pleqërie të reduktuar mbasi ata e kanë objektin e punës, tokën në pronësi, apo përdorim, të blerë ose me qira, pra i kanë të gjitha kushtet për të ndjekur skemën e detyrueshme duke paguar rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore derisa të plotësojnë kushtet për pension të plotë pleqërie.
Shembull konkret për llogaritjen
Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni është 0.6 për qind në muaj. Konkretisht: “Nëse një person është i datëlindjes 11.11.1947, ka periudhë sigurimi 35 vite. Më 11.11.2009 atij i lind e drejta për të aplikuar për pension pleqërie të reduktuar, mbasi nuk është i punësuar, punëdhënës apo i vetëpunësuar. Referuar ligjit, këtij personi i takon të dalë në pension të plotë pleqërie në moshën 65 vjeç e 6 muaj. Pra, personi e kërkon pensionin e reduktuar 2 vjet e 6 muaj më përpara ose 30 muaj. Nëse sipas pagave të sjella nga llogaritja e pensionit, pensioni i del 14 000 lekë, i interesuari në këtë rast do të marrë si masë pensioni, shumën që rezulton mbas reduktimit. Pra 14.000 X (30 muaj X 0.6 ) = 14.000 X 0.18 = 2 520 lekë shuma që do i zbritet si pasojë e reduktimit të pensionit të llogaritur. Pas llogaritjeve, pensionistit i takon pensioni i pleqërisë i reduktuar në masën 11 480 lekë në muaj. Por si të gjitha pensionet e tjera, edhe ky pension u nënshtrohet të gjitha indeksimeve, apo rritjeve që bëhen me vendime të veçanta të qeverisë.
9 Mars 2009