E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Venecias kundër referendumit për ndryshimet kushtetuese



Kërkesa e disa partive politike për të çuar në referendum ndryshimet kushtetuese mësohet se është rrëzuar nga Komisioni i Venecias. Burime kanë bërë të ditur se raporterët e Komisionit të Venecias kanë përgatitur për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, së cilës iu kërkua pak muaj më parë nga Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës, të shprehet për mohimin që iu bë kërkesës së tyre për referendum nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tre raporterët e Komisionit të Venecias, në tre raporte të ndryshme dhe të pandikuar nga njëri-tjetri, dalin me të njëjtat përfundime se kërkesa për referendum nuk është kushtetuese. Sipas raportit, rrëzimi i kërkesës nga KQZ-ja nuk bie ndesh me parimin e sovranitetit popullor, të përcaktuar në Nenin 2 të Kushtetutës dhe me Nenin 150 të saj që përcakton të drejtën për referendum.
Pas këtij qëndrimi që pritet të bëhet publik së shpejti nga Komisioni i Venecias, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila i kishte kërkuar këtij Komisioni interpretimin e kërkesës, pritet gjithashtu të rrëzojë kërkesën për referendum, të mbeshtetur nga LSI-ja. Por pak kohë më parë, Komisioni i Venecias vlerësoi gjithashtu se amendamentet kushtetuese të miratuara me konsensus nga demokratët dhe socialistët, më 21 prill 2008, ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare.

9 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›