E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanalizimet e ujërave të bardha, gonxhe në sistem

22/12/2009  Ndërtimi i kolektorit has pengesa
SHKODER- Ndërtimi i kolektorit kryesor bashkëkohor i ujërave të bardha në qytetin e Shkodrës vijon të hasë vështirësi. Shkak janë bërë kanalizimet e ndryshme nëntokësore të realizuara gjatë viteve të kaluara, të cilat janë vendosur pa marrë parasysh asnjë kriter teknik, apo sanitar. Që në fillim të punës u krijuan vështirësi nga tubacionet e shumta të ujit të pijshëm të familjarëve, të cilat ndërthureshin përgjatë kanalit që po hapej për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të bardha. Ndërkohë ditët e fundit projekti i firmës gjermane KFV ka hasur vështirësi në realizim, pasi është konstatuar se tubacioni kryesor i furnizimit të qytetit me ujë të pijshëm ndërpret kanalizimin e kolektorit kryesor të ujërave të bardha, ndërkohë që duhet të ishte qenë i ndërtuar paralel me të. Problemi i dalë ka vënë në vështirësi Bashkinë e Shkodrës, e cila duhet të gjejë para për të financuar ndërhyrjen dhe për riparimin e tubacionit kryesor të ujit të pijshëm. Sipas specialistëve të kësaj Bashkie, një investim i tillë në tubacionin kryesor të ujit të pijshëm nuk ishte parashikuar, pasi ndërtimi i bërë para 20 vitesh nuk e kishte në projekt devijimin e dalë konkretisht në terren. Sidoqoftë Bashkia e Shkodrës ka bërë të ditur se ndërhyrja do të kryhet medoemos, por ka kërkuar dhe mirëkuptimin e qytetarëve të të gjithë Shkodrës, të cilët do të jenë të detyruar të mbesin 24 orë pa furnizim me ujë të pijshëm, ndërkohë që banorët përreth zonës në fjalë do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm për 48 orë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›