E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Simply the best”, bota nën këmbët e Barcelonës!

SHKRUAN: Jeton Selimi 30-05-2011 11:49

Tributi në shtyp, trazirat në qytetit, pritja për festën. Barça fiton Champions e katërt, të tretin në gjashtë vjet, të dytin në tre dhe qyteti ka shpërthyer si një vullkan… islandez.

Ekztazë blaugrana

“Sport” dhe “El Mundo Deportivo” zgjedhin titujt në gjuhën katalane për faqet e tyre të para: “Më të mirët e historisë” dhe një “Kampionë” të thjeshtë. Dhe pastaj terma si spektakël, golazos, skuadra më e mirë e botës, spektakolarë dhe dominim. Edhe “El Pais”, pavarësisht shqetësimeve të Partisë Socialiste, e çel me një foto të madhe të skuadrës që ka përzemër kryeministri Zapatero. “Barça prek qiellin në Ëemble”. “Mundo” preferon politikën, por në faqen e parë lë një hapësirë për “Një Barça e madhe fiton Champions e katërt”, pak a shumë i njëjti titull edhe i “Abc”: “Barça pushton Europën për herë të katërt”

Çmime individuale

Emrat e kësaj Champions të katërt janë të tre goleadorëve, Mesi mbi të gjithë me Pedron e Vijën që e ndjekin, më pas Guardiola, Ksavi, Pujon e Abidal. Gjesti i kapitenit (Pujol u fut vetëm për bërë historinë, pasi kapiten ishte Ksavi që i dorëzoi shiritin e kapitenit francezit të operuar më 17 mars që ta ngrinte ky kupën, ka pushtuar zemrat e të gjithëve. “Pleshti vishet si djall” dhe “Sër Ksavi”, janë dy tituj të “Pais”. “Mrekullia e Abidal e meriton një Champions”, “Pep ka fituar 10 tituj nga 13 të mundshëm”, shkruan “Marca”.

Këtu Anglia

Nuk i ka sjellë fat trëndafili Sër Aleks Fergusonit, të cilin e kishte vendosur në xhaketë si pjesë e traditës së “Wembley”-t. Në fund të fundit, kur në rrugën tënde ndeshesh me “simply the best” (për ta thënë si faqja e parë e “Telegraph Sport”), ose Mesi me Barcelonën e tij, lulet mund t’ua ofrosh në fund të ndeshjesh për t’i falënderuar për spektkalin që kanë dhënë. Sepse duhet pranuar, sido që të kenë shkuar ndeshja e së shtunës (shumë keq për Mançesterin dhe akoma më keq për shumë lojtarë të tij), është një bekim të shohësh të luajnë lojtarët katalanas. Jo rastesisht trajneri i “Djajve të Kuq”, u ka kushtuar fjalë të mira rivalëve, duke e përcaktuar si “skuadra më e mirë me të cilën kemi luajtur”. Por nëse blaugranat u dukën kaq të pamarkueshëm, ai që në fund bëri diferencën ishte “Messi the Magician” i Pep Guardiolës, që shndërrohet në “Magical Messi” te “The Indipendent of Sunday” dhe “Messi Magic” te “The Observer”, pa harruar edhe “The Lionel King” të “Sunday Express”, që vijon me “më i miri i botës u vuri vulën ëndrrave të Fergusonit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›