E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, 150 të dënuar në grevë

• Burgu i sigurisë së lartë në Peqin rikthehet në qendër të vëmendjes pas pretendimeve se aty ka filluar në grevë urie masive nga ana e të dënuarve që pretendojnë se është ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.Trazhgim Sokolaj Rreth orës 16:00 të ditës së djeshme burime jozyrtare nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Peqin pretenduan se 180 persona që mbahen në këtë burg kishin hyrë në grevë urie duke refuzuar ushqimet. Pasi u njoh me këtë informacion, gazeta “Panorama” komunikoi në linjë telefonike me drejtorin e Burgut të Peqinit, Shkëlqim Kalemi. Zyrtari i lartë i institucionit të vuajtjes së dënimit në Peqin, tha gjatë komunikimit telefonik se nuk ka grevë në burgun e drejtuar prej tij. “Nuk ka asnjë grevë nga të dënuarit, gjithçka po ecën normalisht në burg, sapo kemi përfunduar veprimet e zakonshme të pasdites”, tha zyrtari i burgut të Peqinit. Mirëpo disa orë më vonë, një telefonatë nga burgi i Peqinit ka mbërritur në redaksinë e gazetës duke konfirmuar grevën. Një i dënuar që mbahet në këtë institucion, i cili kërkoi që emri i tij të mos bëhet publik për shkak të frikës nga hakmarrja prej autoriteteve të burgut, pretendoi se ditën e djeshme 150 persona të dënuar kanë hyrë në grevë urie. Telefonata nga burgu“Jam një i dënuar nga burgu i Peqinit, dua t`ju njoftoj se jemi 150 persona që kemi hyrë në grevë urie. Pasi e bëmë këtë veprim, gjatë ditës së sotme (dje) erdhi drejtori i burgut dhe duke na bërë presion, na tha se nuk kemi çfarë t’i bëjmë me greva dhe as duke e denoncuar në media. Na tha se është mik i ngushtë i një ministri dhe një deputeti”, është shprehur i dënuari nga burgu i Peqinit gjatë komunikimit telefonik me gazetën dje në mbrëmje në orën 21:45. Të dënuarit e burgut të Peqinit akuzuan drejtorin e institucionit dhe shefin e policisë së burgut për dhunë fizike dhe veprime arbitrare të ushtruara ndaj tyre në mënyrë të vazhdueshme. Sipas të dënuarve keqtrajtimet fizike dhe kushtet e rënda në burg janë shkaku i grevës së urisë në të cilën ata kanë hyrë dhe pretendojnë të vazhdojnë deri në përmirësimin e situatës. I dënuari që kontaktoi me gazetën, pretendoi se 150 persona kishin refuzuar ushqimet ditën e djeshme. Ai tha se nga komunikimet mes të burgosurve në ambientet e ajrimit parashikohet që ditën e sotme numri i pjesëmarrësve në grevën e urisë të mbërrijë në 200 persona. Katër ditë më parë në burgun e Peqinit një i dënuar për vrasje tentoi t’i vinte zjarrin qelisë ku vuan dënimin. Ai besohet se e ka kryer këtë veprim në shenjë proteste për transferimin e tij nga burgu i Burrelit dhe në burgun e Peqinit. Burimet zyrtare nga ky institucion pretenduan se i dënuari kishte tentuar të djegë qelinë, pasi vuan nga sëmundje mendore dhe se ai nuk kishte pasur si shkak ndonjë keqtrajtim apo shkelje të së drejtave të tij nga autoritetet apo Policia e Burgut. 150 personaqë mbahen të burgosur në qelitë e sigurisë së lartë në Peqin kanë hyrë dje në grevë urie, sipas pretendimit të personit të dënuar që kontaktoi në linjë telefonike me gazetën “Panorama”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›