Peqin/ Kokaine dhe arme, pranga 27-vjecarit
Nje 27-vjecar, nga Peqini, u arrestua ne oret e para te mengjesit te djeshem, pasi akuzohet per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes te narkotikeve". Sipas policise, te riut Adriatik Rranci, i jane gjetur 8 doza te paketuara droge, te futura ne nje qese plasmasi me peshe nente grame, te cilat dyshohet se jane te llojit kokaine. Gjithashtu, Rrancit iu sekuestrua nje kreher pistolete me shtate fisheke dhe 12 fisheke te tjere te futur ne nje qese plasmasi. Nga ana e sektorit te Antidroges po punohet per te zbuluar destinacionin e sasise se kokaines dhe prejardhjen e saj. Ende nuk behet e ditur nese 27-vjecari ishte perdorues droge apo thjesht shperndares.
F.S
F.S