E Diel, 1 Nëntor 2026

“Si mund te hapet ceshtja e Lugines se Presheves"

"Nese Beogradi insiston ne parimin etnik per zgjidhjen ne raportet serbo-shqiptare, atehere do te duhej te llogariste se si reflektohet kjo ne pjeset e banuara me shqiptare jashte Kosoves". Kete pohim e beri dje, Hydajet Hyseni, nga Partia Demokratike e Kosoves. Ne nje interviste per radion Evropa e Lire, Hyseni flet mbi

Si e shpjegoni faktin se edhe pas shpalljes se pavaresise dhe fuqizimit te Kushtetutes, institucionet vendore dhe ato nderkombetare nuk kane arritur te shtrijne pushtetin ne gjithe territorin e Kosoves, ku ende ka funksionim te papenguar te strukturave paralele qe mbeshteten nga Beogradi?

Strukturat paralele funksionojne zakonisht dhe ne shume raste jane edhe te justifikueshme, kur mungojne kushtet per funksionim demokratik, kur mungojne mundesite per zgjidhjen e problemeve te qytetareve ne rruge normale demokratike. Kosova tanime nuk mund te trajtohet si vend i tille. Per me teper, strukturat qe funksionojne ne Kosove, te instrumentalizuara nga Beogradi, nuk jane struktura paralele, por jane struktura te vjetra. Eshte nje perpjekje per t'i mbajtur strukturat e vjetra dhe funksionimin e vjeter si recidiv te raporteve tashme te tejkaluara te dominimit Beograd - Prishtine. Eshte problem i shkaktuar nga jashte, do te thosha i shkaktuar dhe i fabrikuar nga jashte dhe i toleruar nga qarqe te caktuara nderkombetare. Loje - qe tashme po shihet qarte se demton jo vetem funksionimin demokratik ne Kosove, por demton ekskluzivisht interesat e serbeve te Kosoves dhe te ardhmen e tyre te lire de paqesore, ne Kosove dhe me gjere.

Ka pikepamje te ndryshme, sipas te cilave, institucionet vendore dhe nderkombetare nuk kane ndermarre hapa per te vene rendin kushtetues ne pjese te caktuara te Kosoves. A konsideroni se ka mundur te behet dicka ne kete drejtim?

Nuk mund te kontestohet konstatimi juaj. Per me teper, ka edhe zhvillime qe per kuptimin tim kane inkurajuar kete qasje antihistorike te nje pjese te serbeve te Kosoves- me lancimin e eksperimenteve te ndryshme, me decentralizimin dhe me gjoja disa koncesione, qe ne emer te serbeve te Kosoves, ne te vertete i beheshin Beogradit dhe strategjise obstruktive te Beogradit, per ta diskredituar realitetin e ri ne Kosove, per ta bllokuar funksionimin demokratik, me shprese se ne kete menyre do te mund te instalohej ai qe tash po thuhet hapur se ishte qellim - konflikti permanent ne Kosove, konflikti i ngrire ne Kosove, si mundesi per qiprizimin e Kosoves dhe per ndonje revanshizem eventual. Kjo fryme ka inkurajuar pastaj tendencat separatiste, prapakthyese edhe te serbeve te Anamoraves dhe ata tanime shkojne ne drejtim te getoizimit dhe enklavizimit qe eshte denim shtese per ta dhe nje pengese shtese per funksionimin e asaj ane. Ne fakt, kjo ndodh ne gjithe Kosoven. Eksperimentet e tilla nuk ndihmojne integrimin e komuniteteve ne Kosove, tashme shihet qarte; nuk ndihmojne pajtimin nderetnik ne Kosove, nuk ndihmojne normalizimin e gjendjes ne Kosove, por perkundrazi e veshtiresojne ate. Sa me shpejt qe te kuptohet, aq me mire.

Ku eshte roli i institucioneve ketu qe t'i nxjerrin keta njerez nga getot dhe t'i integrojne ne shoqerine kosovare?

Institucionet e Kosoves do te duhej te benin me shume dhe duhet ta bejne tash ate qe eshte dashur ta bejne shume vite me pare. Percaktimi per dialog, per zgjidhje paqesore eshte i pakontestueshem, por ngaterrimi i adresave dhe i partnereve shkakton probleme zinxhirore. Me Beogradin duhet biseduar per ceshtjet qe jane ceshtje midis dy vendeve, midis Prishtines dhe Beogradit, duke sqaruar qarte se kush eshte ne njeren ane dhe kush ne anen tjeter te tavolines. Per probleme te brendshme, te funksionimit te brendshem, nuk duhet lejuar qe te bisedohet me Beogradin dhe te legjitimohet pretendimi i Beogradit per t'u perzier ne pune te brendshme te Kosoves. Por, duhet pasur guximin per te biseduar me qytetaret e Kosoves, me te gjitha komunitetet. Besoj se kjo do te kishte efekte pozitive. Mendoj qe qendrimi ndaj Beogradit do te duhej te ishte krejtesisht tjeter. Po - per fqinjesi si me te gjitha vendet, po - per normalizim te raporteve nderfqinjesore dhe regjionale, por jo - per cfaredo perpjekjeje per nderhyrje ne pune te brendshme te Kosoves.

Sa konsideroni atehere se mund te bisedohet me Beogradin per ceshtjen e getoizimit, sic thate edhe ju, qe po trumbetohet nga serbet si mundesi per separatizem?

Bashkesia nderkombetare dhe forcat demokratike ne Serbi, po ashtu edhe perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves, do te duhej te benin cmos per ta parandaluar nje loje te tille. Nese dallohet ajo qe eshte interes i serbeve te Kosoves dhe i synimeve te Beogradit, atehere mund edhe te shtrohet ceshtja pastaj edhe ne baza parimore, edhe me Beogradin, edhe me secilin qe eshte i interesuar. Te percaktohet parimi per zgjidhjen e ceshtjeve eventuale kontestuese. Beogradi do te duhej te zgjidhte, nese do respektimin e asaj qe tashme eshte edhe nje konsensus i nje pjese te mire te bashkesise nderkombetare, madje mund te thuhet edhe me shume se kaq, per mos leshimin e kufijve te Kosoves, do te thote status-quo-ja sa i perket kufijve te Kosoves, atehere do te duhej ta respektonte kete. Nese Beogradi insiston ne parim tjeter, parimin etnik per zgjidhjen ne raportet serbo-shqiptare, atehere do te duhej te llogariste se si reflektohet kjo ne pjeset e banuara me shqiptare jashte Kosoves, e qe jane problem ekuivalent me problemin e disa komunave me shumice serbe ne Kosove. Te dyja nuk shkojne, ose njeri parim, ose parimi tjeter. Parimi eventual etnik nenkupton edhe zgjidhje adekuate per problemin e Presheves, Bujanocit, Medvegjes dhe per probleme te ngjashme ne regjion. Pergjegjesine per pasojat eventuale te hapjes se nje alternative te tille duhet ta marrin ata qe insistojne ne parime te tilla dhe ata qe i tolerojne ato. Shqiptaret nuk kane arsye per t'iu frikesuar cilesdo zgjidhje parimore. Ate qe populli i Kosoves, shqiptari i Kosoves e ka bere ne vitet '90, me pajtimin e gjaqeve midis tyre, ate qe nuk mund ta bente asnje regjim, mijera familje te pajtohen per nje fushate, populli i Kosoves mund ta beje edhe me fqinjet e tij, me kushtin qe Kosova te pranohet ashtu sic eshte, si e lire, e pavarur, demokratike, si vend qe u takon te gjitheve qe jetojne ne Kosove, edhe si qytetare, edhe si komunitete, edhe si perspektive e te gjitheve qe jetojne dhe duan te jetojne ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›