Bien 3 shtylla në Dajt, bllokohen televizionet
Moti i keq plot erë dhe stuhi
në 24 orët e fundit ka sjellë
ndërprerjen e transmetimit për
shumë televizione në vend. Operatori
i Sistemit të Shpërndarjes
(OSSH) bëri të ditur se shkak
është bërë rënia në greminë e 3
shtyllave të tensionit të lartë që
ndodheshin në malin e Dajtit.
Sipas të njëjtit burim, si pasojë
kanë mbetur pa energji Shëngjergji
dhe Zallbastari, ku ndodhen edhe
antenat e televizioneve. Aktualisht,
shqiptarët mund të ndjekin
vetëm 4 televizione. Stacionet e
tjera televizive kanë ndërprerë
transmetimet prej disa orësh dhe
presin të rregullohen defektet. Por,
OSSH bën të ditur se rivendosja e
shtyllave përfundon vetëm ditën e
hënë. Ndërkohë, pa energji këto dy
ditë do të mbeten edhe banorët e
Shëngjergjit dhe Zallbastarit.
në 24 orët e fundit ka sjellë
ndërprerjen e transmetimit për
shumë televizione në vend. Operatori
i Sistemit të Shpërndarjes
(OSSH) bëri të ditur se shkak
është bërë rënia në greminë e 3
shtyllave të tensionit të lartë që
ndodheshin në malin e Dajtit.
Sipas të njëjtit burim, si pasojë
kanë mbetur pa energji Shëngjergji
dhe Zallbastari, ku ndodhen edhe
antenat e televizioneve. Aktualisht,
shqiptarët mund të ndjekin
vetëm 4 televizione. Stacionet e
tjera televizive kanë ndërprerë
transmetimet prej disa orësh dhe
presin të rregullohen defektet. Por,
OSSH bën të ditur se rivendosja e
shtyllave përfundon vetëm ditën e
hënë. Ndërkohë, pa energji këto dy
ditë do të mbeten edhe banorët e
Shëngjergjit dhe Zallbastarit.