E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi i aseteve, peng i pastrimit të parave

Bizneset nuk duan thjesht
amnisti fiskale që fal disa
gjoba dhe kamatëvone
sa. Ky vlerësim duket nga
qëndrimet e privatit, i cili jo vetëm
që nuk i është përgjigjur projektit
të qeverisë, miratuar në tetor dhe
që skadon në prill, por në kushtet
e krizës financiare, "pastrimi" financiar
i aktivitetit disavjeçar, do
t‘i hapte rrugë miliardave që nuk
janë deklaruar për efekt tatimi.
Një ndër kërkesat e bizneseve, të
paraqitura tri ditë më parë nga
Asambleja e Dhomës së Tregtisë
dhe Industrisë, Tiranë, ishte
"vlerësimi sa më parë dhe me pozitivitet
i propozimit për legalizimin
e aseteve tregtare", si një masë që
do t‘i injektojë ekonomisë vlera të
mëdha e të rëndësishme që sot
qëndrojnë jashtë sistemit të ekonomisë
formale. Ky debat ka lindur
vite më parë, i cili desh mori
zgjidhje në qeverisjen socialiste,
që më pas, e anuloi për shkak të
presioneve nga jashtë. Këto ditë,
Ministria e Financave po e vlerëson
sërish propozimin e legalizimit
të aseteve për bizneset e
ligjshme, por përtej vullnetit pozitiv,
meraku qëndron më shumë te
pastrimi i parave. "E kemi shqyrtuar
disa herë, madje ka pasur
edhe debate. Legalizimi i aseteve
do të thotë ndryshe që të hapësh
dritën jeshile për të vendosur në
qarkullim paratë e krijuara nga
aktivitete, jo vetëm të ligjshme",
shprehet për "Shqip" një zyrtar i
Ministrisë së Financave. Por nuk
është i këtij mendimi kreu i
Dhomës së Tregtisë dhe Indus-
trisë, Gjok Uldedaj, i cili, duke
folur për gazetën, garantoi proces
transparent. "Nga një grup pune
i përbashkët mund të arrihet një
projekt tepër ambicioz, që i jep
mundësi biznesit të shfaqë vlerat
reale të tij. Ne nuk jemi dakord
për të pastruar paratë dhe ajo që
kërkojmë nuk lidhet me këtë fakt.
Kërkesat tona janë serioze dhe të
vlerësuara mirë", u shpreh Uldedaj.
Edhe sikur qeveria të pranonte
propozimin e biznesit, nuk
do të pranonin ndërkombëtarët.
"Shqipëria ka aderuar në disa or-
ganizma, kemi firmosur disa marrëveshje
dhe protokolle, që mbulojnë
luftën kundër pastrimit të
parave. Të pranosh kërkesën e bizneseve,
do të thotë të hedhësh
poshtë këto marrëveshje", vijon
sqarimin një titullar i ministrisë.
Nga ana e tij, Uldedaj thekson
rëndësinë e këtij procesi. "Zbatimi
i legalizimit të aseteve
përmirëson dhe jep një rezultat
më të pastër në të dhënat e kontabilitetit.
Me këtë projekt, bizneset
pastrohen dhe bëhet më e
qartë se cila është forca reale e
tyre", vijon Uldedaj. Duke folur
edhe në emër të Asamblesë, e
përbërë nga 101 anëtarë, kreu i
Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë,
përmend një tjetër avantazh
që lidhet me kreditimin dhe aftësinë
financiare të kompanisë.
Duke u nisur nga rastet precedentë,
Ministria e Financave përmend
faktin se në Moldavi dhe në
dy vende të tjera të rajonit, pati
shumë debate rreth legalizimit të
aseteve, proces që kundërshtohet
me të madhe nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›