Dalja nga kriza, masa të shpejta
Konfindustria shpreh nevojën për arritjen e Paktit të Përgjegjshmërisë
Sociale ndërmjet sindikatave të punëdhënësve, punëmar
rësve, vendimmarrjes politike, si dhe të gjithë aktorëve të rëndësishëm
të shoqërisë shqiptare për përballjen me pasojat e krizës globale në
ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. "Shfaqja e vërtetë e krizës në Shqipëri
në periudhë afatmesme do të jetë pikërisht ulja e aftësisë konkurruese
të industrive vendore me pasoja të rënda në falimentim, papunësi
dhe ulje të nivelit të jetesës dhe e vetmja mënyrë efikase e pakësimit të
pasojave të krizës është mbështetja me çdo mënyrë e prodhimit të
brendshëm", u shpreh Gjergj Buxhuku. Konfindustria këshillon politikën
shqiptare dhe grupet e interesit që të jenë tërësisht të përgjegjshëm në
veprimet dhe shprehjet e tyre për të mos krijuar panik të panevojshëm dhe
rënduar pa arsye pasojat e vërteta të krizës globale në ekonominë shqiptare.
Për këtë duhet që masat e menduara antikrizë të këshillohen gjerësisht me
grupet e interesit dhe gjithë vendimmarrjen politike pa dallim, me qëllim
rritjen e efektshmërisë dhe sigurimin e vazhdimësisë, pavarësisht ndryshimeve
politike zgjedhore të afërme. Konfindustria ka përgatitur dhe shumë
shpejt do të bëjë të ditur publikisht masat e nevojshme të përballjes me
pasojat e krizës globale në ekonominë shqiptare.