Rusi, alarm fals në TV: NATO po pushton Bjellorusinë
MOSKë- Një tjetër alarm televiziv fals, pas atij në televizionin Imedi në Gjeorgji që lajmëroi një pushtim ushtarak nga forcat ruse, është transmetuar nga televizionet lokale ruse të cilat njoftuan se forcat ushtarake të NATO-s po pushtonin Bjellorusinë nga kufiri Ukrainas. Mediat njoftuan se mijëra njerëz po largoheshin nga Liptsek, 400 kilometra nga Moska.
Megjithatë, në fund të lajmit, televizionet njoftuan se bëhej fjalë vetëm për një skenar stërvitjeje ushtarake të trupave të Ministrisë së Brendshme. Por shumë qytetarë, të mbërthyer nga paniku, nuk i ndoqën edicionet e lajmeve deri në fund dhe vërshuan nëpër sheshe duke krijuar trazira.
Mediat njoftuan se ditën e nesërme i gjithë ky skenar u transformua në një skandal. Një nga dy televizionet që transmetuan lajmin, Lipetsk tv, e hoqi reportazhin nga faqja e internetit dhe nga arkivi televiziv duke e detyruar autoren e kronikës dhe drejtoreshën e televizionit të heshtnin.
Por e përditshmja Kommersant arriti të flasë me Oksnana Korabelnikova, autorja e lajmit për televizionin Tvk. Gazetarja deklaroi se një ditë më parë, gjenerali Nikolai Riabcikov, zëvendëskomandanti i trupave të Ministrisë së Brendshme të rajonit qendror, kishte njoftuar për shtypin se në ditët në vijim do të zhvillohej një skenar i tillë në kuadër të një stërvitjeje ushtarake. "Por ditën e nesërme, duke iu druajtur një skandali diplomatik, zyrtarët e lartë të ushtrisë tentuan t'ia hidhnin fajin gazetarëve, duke i akuzuar se e kishin keqkuptuar informacionin e dhënë prej tyre", shkruan sot e përditshmja Kommersant.
(e.n/BalkanWeb)