Peqin, vazhdon tradita e panairit të gjelit të detit
PEQIN- Fshati Përparim i Komunës Pajovë ne rrethin e Peqinit vazhdon të ruajë traditën e panairit të gjelave të detit. Për të tetin vit rradhazi ky panair zhvillohet në këtë fshat, ku në oborrin e shkollës së fshatit kanë "parakaluar" 36 tufa gjela deti, të cilët rriten dhe mbarështohen nga fermerët e zonës.
Në këtë panair kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ai i Mbrojtjes, Arben Imami, deputeti Ardjan Turku, prefekti i qarkut, Shefqet Deliallisi, përfaqësues së Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, si edhe përfaqësues të pushtettit lokal.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Shkëlqim Elezi , ka falenderuar fermerët e zonës së Peqinit, që nga viti në vit po shtojnë numrin e shpendëve si dhe prodhimet bujqësore.
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, tha se, “qyteti i Peqinit gjatë këtyre tre vjetëve ka katërfishuar numrin e gjelave të detit, si dhe cilësohet si një nga rrethet me rendimente më të larta të prodhimeve bujqësore në vendin tonë. Kjo është një meritë e juaja si fermere, ku nisur nga këto arritje, Peqini ka pasur mbështetjen më të madhe të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë. Por, gjithsesi, detyrimet tona nuk mbarojmë me kaq, ne dimë që keni nevoja konkrete në infrastrukturën e ujitjes, të cilat do të jenë në prioritetin tonë në vitet në vazhdim”, tha Ruli.
Sipas traditës, gjelat e detit kanë nisur "dyluftimin" mes tyre. Gjeli më i "fortë" për këtë vit, ka qenë ai i fermerit nga Përparimi, Ahmet Rexha, i cili ka më shumë se 20 vjet që mbarështon gjelin e detit. Ky është panairi i 17-të radhazi që zhvillohet në qarkun e Elbasanit dhe i 8-ti në Komunën e Pajovës.
(ma.ar/ata/BalkanWeb)