E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i ERE, CEZ: Bllokohet huaja prej 65 mln Euro

TIRANË- CEZ shpërndarje ka reaguar në lidhje me vendimin më të fundit të ERE, e cila vendosi të mos ndryshojë cmimet për asnjë kategori, familjarë apo biznese qofshin këto për 3 vjet.

CEZ shpërndarja në reagimin e saj për mediat thekson se ulja me 19% e tarifës bllokon marrjen e huasë prej 65 milionë Euro, e cila do të mund të përdoret për investime.

“Në bazë të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për tarifatë e reja të energjisë elektrike për vitet 2012-2014, CEZ Shpërndarje ka pësuar një ulje prej 19% të tarifës së shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike”,- thuhet në reagimin e CEZ.

CEZ thekson se vendimi i ERE do të ketë ndikim të madh në situatën financiare dhe në investimet e kompanisë.
“Ky vendim nuk është në linjë me parakushtet e caktuara nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporatës Financiare Botërore (IFC) për lëvrimin e huasë 65 million Euro, që CEZ Shpërndarje ka marrë në mënyrë që të përmbushe planin e investimeve. Në këtë kontekst, ky vendim do te kete ndikim te madh ne situaten financiare te kompanisë dhe ne sasine e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri”,- thekson CEZ, teksa bën me dije se është duke studiuar me vëmendje detajet e vendimit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›