Për 18 shkolla, investimet vetëm 60 mijë euro

Deçan, 8 gusht - Komuna e Deçanit për renovimin dhe përgatitjen e objekteve shkollore
për vitin akademik 2010/2011, për dallim me nevojat, nuk ka arritur të zotojë apo sigurojë më shumë se 60 mijë euro. Autoritetet komunale të arsimit, në mungesë të mjeteve të mjaftueshme buxhetore, kanë bërë të ditur se investimet do të bëhen vetëm në ato shkolla ku infrastruktura e objekteve mësimorë është shumë e keqe. “Nevojat janë më të mëdha për renovimin e objekteve shkollore, por mundësitë buxhetore nuk premtojnë më shumë se 60 mijë euro për këtë qëllim”, ka thënë të shtunën Qazim Maloku, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit.
“Investimet do të behën në instalimin e rrjetit të ngrohjes termike në gjimnazin “Vëllezërit Frashri”, ndërsa janë seleksionuar edhe disa objekte tjera shkollore në
qytetet dhe në zonat rurale”, ka thënë Maloku. Ai nuk i ka bërë të ditur emrat e
shkollave e as të fshatrave ku mendohet të investohet në shkolla.
Drejtuesit e shkollave kanë adresuar ankesa të shumta edhe për mungesë të palestrave
sportive në ambientet shkollore. Prej 15 shkollave fillore, vetëm shkolla fillore në
Strellc është e pajisur me palestër sportive, ndërsa të gjitha të tjerat aktivitetet e edukatës fizike i zhvillojnë në ambiente të hapura.
Sipas zyrtarëve komunalë të arsimit, në vitin e ri shkollor, në 15 shkolla fillore sivjet për herë të parë do të ulen rreth 600 fatosë.