Për Bashën çdo gjë është biznes, 20 mijë lekë vetëm për një tavolinë për të ndjekur finalen e Europianit
Që Lulzim Basha ka ardhur në krye të bashkisë së Tiranës për të bërë para, kjo gjë tashmë nuk përbën më lajm, pasi e kanë vërtetuar një sërë projektesh dhe vendimesh të dyshimta. Por aq banale janë vjedhjet e tij, sa që u ka marrë të rinjve nga 20 mijë lekë për të ndjekur finalen e Euro 2012. Bëhet fjalë për tavolinat që bashkia ka vendosur në rrugën pedonale, pra në një ambient publik. Pra, ata që kanë ndjekur dje finalen Spanjë-Itali, janë detyruar të paguajnë 20 mijë lekë të vjetra vetëm për tu ulur në tavolinë. Skandali bëhet publik nga deputeti socialist, Erion Braçe.
Lulëzim Basha e ka kthyer këtë qytet në biznesin e tij privat.
Shume të rinj po më shkruajnë prej dje ne mbrëmje vonë, duke me dëshmuar se:
Në rrugen pedonale që nis në Bulevard e del tek Kuvendi, pra atje ku ishin vendosur ekrane të mëdha për të ndjekur ndeshjet e Kampionatit Europian të Futbollit, dje, vetëm për tu ulur në një tavoline, kane paguar 20 mijë lekë të vjetra; më pas të tjera për birrat e qoftet a diçka tjetër!!!!
20 mijë lekë për tu ulur në një ambient publik kur ishte thënë se mundësia e krijuar ishte për të gjithë. Unë e kuptoj që për qoftet dhe për birrat e klientit të bashkisë duhet paguar, po për ambientin publik pse?
Është biznes privat më thonë. Po ku? Mbi rrugën publike! Po kush është ky biznes? Kush është pronari? Përsa para e për sa kohë e ka marrë këtë të drejtë? Si e ka marrë, mbi ç’kritere e mbi ç’praktika konkurruese?
Në një vend serioz, secila prej përgjigjeve për pyetjet e mësipërme do të përbënte skandal, do të provokonte hetime! Këtu nuk ndodh!
Ata që më shkruanin dje me përgjigjeshin: E ka “KUNATI”!
Miq! Luli duhet rrahur. Po, po, duhet rrahur. Po abuzon me mandatin, pushtetin dhe po na merr qytetin.
Por, kam një pyetje edhe për ju e merreni si të doni:
Po si ka mundësi të paguani 20 mijë lekë për tu ulur në një tavolinë në një rrugë publike, pra tuajën dhe nuk bëni hiç zë?
Ju qofshi! Ndaj bën biznes Luli, shprehet deputeti socialist.
