E Diel, 1 Nëntor 2026

Për Berishën integrimin në BE nuk ka afat ashtu si largimi i tij nga politika

Kryeminisri Sali Berisha në një intervistë për televizionin francez TV5 Monde është shprehur se do të jetë kryeministër sa kohë që do të votohet nga qytetarët dhe se nuk do të ketë asnjë tërheqjen në mënyrë vullnetare. Në pyetjen e gazetarit francez se kur mendon se Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së, ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje fikse edhe pse çdoherë shprehet se integrimi është projekti më madhor i Shqipërisë dhe qeverisë së tij. Një gjë e tillë vendos në pikëpyetje nëse është ky një projekt madhor apo thjeshtë një retorike elektorale.

Pëveç kësaj, Berisha ka bërë një lapsus ndoshta nga provokimi apo gabimi i pyetjes së gazetarit. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se BE ka 17 vende anëtare ndërsa në fakt janë 27 vende anëtare të unionit.

Kur e mendoni afatin e pranimit në BE?

Berisha: E dini, unë kurrë nuk fiksoj data, sepse kjo nuk është në duart e mia, por atë që mund të them është që unë e konsideroj këtë si një proces tërësisht të bazuar në meritë, prandaj qeveria duhet të performojë,  duhet që vendi ta meritojë . Për këtë qëllim ne jemi të angazhuar në realizimin e reformave në një shkallë shumë të gjërë , të cilat në realitet po avancojnë shumë.

Sepse Evropa është në krizë sot , flasim për një Evrope me 17 anëtarë në fakt me 18 sot me Kroacinë e cila sapo nënshkroi, por flasim për 17 vende përsa i përket vendimmarrjes  dhe integrimit  buxhetor.  A besoni ju  se zgjerimi i Evropës vazhdon të jetë i mundur ?

Berisha: Besoj se procesi i zgjerimit ka pësuar një ngadalësim në situatën e tanishme, por nga ana tjetër  unë besoj se ky është një proces i pakthyeshëm.  Vendimi i të 17- tëve është ndërqeveritar por duhen ftuar të tjerët të pranojnë kriteret strikte buxhetore për të evituar një krizë të ngjashme në vitet që vijnë.

Kur thoni që keni bëre perpjkje ne Shqipëri dhe dihet qe është dhe opozita socialiste. Ju e keni akuzuar këtë opozitë për manifestimet e dhunshme qe shkaktuan të vrarë në fillim të vitit, e keni akuzuar këtë opozitë  se nuk e dëshiron integrimin evropian të vendit.

Berisha: Në fakt, gjatë dy vjetësh  opozita ka bërë  gjithçka për të bllokuar procesin e integrimit duke menduar se kjo është mënyra më e mirë  për të dëmtuar qeverinë dhe për të ardhur sa më shpejt të jetë e mundur në pushtet, por me këtë opozita përgatiti një disfatë ekzemplare në zgjedhjet lokale në muajin Maj ku pati 12 përqind më pak vota se mazhoranca.

Dhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme  ku ju do të përfaqësoheni përsëri për të qënë kryeministër ?

Berisha: Unë do të vazhdoj deri kur shqiptarët do te me thone lamtumire, dhe atëherë unë do ta respektoj vullnetin e tyre. Unë bëj gjithçka për të avancuar reformat, për të avancuar projektin kryesor të kombit tim, atë të integrimit evropian. Nga ana tjetër opozita tani është kthyer në Parlament. Unë kisha premtuar çdo ditë gjatë këtyre viteve që ata ta hartonin vetë ligjin elektoral  duke marrë edhe mendimin e komisionit të Venecias dhe të OSBE-se, dhe se unë do ta votoja pa asnjë kusht dhe ata pranuan.

Mund të thuhet se gjendja është qetësuar, pra ka një dialog ?

Kryeministri Berisha: Po, ka një dialog konstant dhe situata është plotësisht normale.

*   *   *

Berisha: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë, opozita ‘e zeza’

Në mbyllje të punimeve të Kongresit të 20 dhe Samitit të Partive Popullore Evropiane, i cili u zhvillua në Marsejë, Kryeministri Berisha dha një intervistë për Televizionin Publik Shqiptar (TVSH) gjatë së cilës, bëri një ekspoze të diskutimeve të zhvilluara dhe konkluzioneve të arritura gjatë këtyre punimeve.

Në përfundim të Samitit të Partisë Popullore Evropiane, kryetari i PD-së dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një prononcim për mediat është shprehur se ka shfrytëzuar takimet me liderët evropianë të së djathtës për të folur për arritjet e Shqipërisë.

Ishte një rast për shkëmbim pikëpamjesh mbi zhvillimet në Shqipëri dhe mbi arritjet që Shqipëria ka shënuar dhe shënon në zbatimin e atyre parimeve që janë të përbashkëta për partitë e qendrës së djathtë, tha Berisha.

Duke folur më tej për konsensusin opozitë-mazhorancë, kreu i qeverisë tha: Pengesa mekanike  e vendosur nga kreu i opozitës, siç ua thashë dhe në kongres dje, vetëm e vetëm për qëllime të mirëfillta politike për të penguar qeverinë, tani nuk ekziston dhe unë në të gjitha takimet e mija informova bashkëbiseduesit se opozita po bën punën e saj normale në Parlament. Por, se si do të vazhdojë qëndrimi i opozitës kjo është një çështje e saj dhe jo e imja.

Sa i takon dështimit në marrjen e statusit kandidat, Berisha ritheksoi arsyetimin e mazhorancës se faji është i opozitës dhe se qeveria ka arritur në disa fusha rezultate të mira..

Statusi nuk është dhënë, dhe kjo është bërë e qartë edhe në deklaratën e ministrave të jashtëm, vetëm për shkak të bojkotit që bllokoi reformat, por as qeveria shqiptare dhe as ndonjë qeveri tjetër nuk mund të jetë kurrë e përsosur në ato që ka bërë. E vërteta është se qeveria shqiptare në një sërë fushash ka rezultate më të mira se shumë qeveri të tjera dhe këto janë evidente. Reformat e qeverisë shqiptare në fushën ekonomike janë ndër më të rezultativet. Reforma në fusha të tjera janë evidente. Sigurisht që ka shumë për të bërë, por sot Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Evropë, pra është bërë shumë e qartë se shkaku i mosdhënies së statusit ishte mos votimi i ligjeve në parlament nga opozita shqiptare, shprehet ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›