E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmë kundër AIDS, ankand i hapur

Ankand për të gjithë të pasionuarit e muzikës, sportit, kinemasë dhe artikujve ushqimorë, të dhuruar nga personazhet e botës së artit, më të dashur për ju.

Kjo është skema e re e krijuar mësë fundmi, e cila bëhet  për ti ardhur në ndihmë të prekurve me AIDS.

Laura Pausini, Valentino Rossi, Paola Cortellesi, Claudio Bisio, Victoria Cabello, Kobe Briant, Luca Argentero dhe shumë të tjerë kthehen fuqishëm për të mbështetur luftën kundër AIDS-it, midis datave 11 dhe 18 dhjetor.

180.000 euro të mbledhura gjatë vitit të kaluar ishin destinuar për të gjtha ato gra shtatzane, të cilat janë të infektuara dhe janë aktualisht të shtruara në spitalin Saint Albert’s në Zimbabve. Edhe në këtë edicion nuk kanë munguar artikujt e veçantë, duke iu referuar një xhaketë relli të Valentino Rossit, pantallona lëkure nga  këngëtarja Laura Pausini, një palë këpucë të Victoria Cabello etj.

Në ditën botërore të luftës kundër HIV/AIDS, e cila ishte në një dhjetor, shumë aktivitete u mbajtën në tërë botën, ndërsa apeli i hapur i drejtohej kudo, për një jetë më të shëndetshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›