E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Mehmetin vendos Malmo

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 14:35

Mediat italiane dhe ato suedeze vazhdojnë të raportojnë se Palermo është e interesuar t’i sigurojë shërbimet e futbollistit kosovar me pasaportë suedeze, Agon Mehmeti.

Ndërsa tani edhe vetë sulmuesi i Malmos e ka komentuar interesimin që kanë zgjuar sicilianët për t’i siguruar shërbimet e tij.

21 vjeçari ka pranuar se ëndërron që në një të ardhme jo të largët nga elita e futbollit suedez të transferohet në ndonjë ligë më të fortë evropiane. Mirëpo, ai ka potencuar se rreth së ardhmes së tij vendos klubi në të cilin aktualisht luan, Malmo.

“Nuk mund të flas. Por, nëse duhet të transferohem diku tjetër rreth kësaj, vendos vetëm Malmo. Sigurisht se është një ëndërr për mua të sprovohem në ndonjë shtet tjetër. Por kur, ku dhe si – këtë ende nuk e di”, ka deklaruar Mehmeti për Svenska Posten, duke theksuar se do ta shqyrtojë interesimin e sicilianëve që kanë shprehur për të.

“Rreth interesimit për shërbimet e mia? Do të shohim se sa është serioz ai interesim. Unë tani jam në Malmo dhe ndihem i lumtur këtu. Po punoj sa më shumë e më mirë që po mundem”, ka përfunduar Mehmeti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›