E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Palermon, refuzoi gjigantët

Nga Express më 29 dhjetor 2010 në ora 11:33

Mesfushori i Palermos, Javier Pastore insiston se nuk është i gatshëm ende për hapin e madh të karrierës.

Argjentinasi thotë se i refuzoi ofertat e gjigantëve, Barcelona, Real Madrid e Chelsea, për të mbetur në klubin Rosanero.

21-vjeçari vlerësohet 70 milionë euro nga presidenti i klubit, Maurizio Zamparini, i cili dëshiron të përfitojë nga interesimi i klubeve të pasura për shërbimet e yllit të tij të ri.

“Mund t’ju konfirmoj se Barcelona, Chelsea e Real Madrid, të tria më kanë kërkuar, por mua më mungon diçka për t’iu bashkuar ndonjë klubi të nivelit të tillë”, tha Pastore për një radio argjentinase.

“Jam mirë në Palermo dhe dita ditës po zhvillohem. Plus, mbështetja e fansave është fantastike. Jam vetëm 21 vjeç dhe kam për të shpenzuar edhe disa sezone këtu. Nëse arrijnë rastet në të ardhmen, do të mendoj për to”, vazhdoi Pastore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›