Zgjidhja për serbët e veriut brenda pakos së Ahtisaarit

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi tha se Qeveria është e interesuar që në procesin e dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian të përfshijë edhe subjektet tjera nga opozita, por edhe nga shoqëria civile.
Kuçi ka përsëritur për RTK-në se nuk mund të dilet nga pakoja e Ahtisaarit dhe nuk do të ketë kurrfarë zgjidhje tjetër për serbët e veriut jashtë kësaj pakoje.