E Diel, 1 Nëntor 2026

Për Shqipërinë, viti 2010 i rëndësishëm, fiton statusin e kandidatit dhe liberalizimin e vizave

Presidenti Barroso: Komisioni Evropian është aleati më i mirë i projekteve madhore të shqiptarëve


Në ditën e dytë të vizitës së tij në Bruksel, ku dorëzoi Pyetësorin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, Kryeministri Sali Berisha u prit në një takim nga Presidenti i PE-së, Jerzy Buzek, dhe atë të Komisionit Evropian, Barroso. Kryeministri Berisha e siguron Presidentin e KE-së se Kushtetuta, legjislacioni dhe institucionet shqiptare garantojnë transparencën e plotë, në respekt të Kushtetutës, duke shtuar se mazhoranca është e gatshme të bëjë gjithçka është e nevojshme për këtë.


Gjatë vizitës së tij në Bruksel, Kryeministri Berisha u prit në takim nga Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Emanuel Barroso. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Presidenti Barroso e uroi Kryeministrin Berisha për dorëzimin e përgjigjeve të pyetësorit si dhe i shprehu atij vlerësimet për punën e bërë nga qeveria dhe administrata shqiptare për hartimin, përkthimin dhe përgatitjen e këtij materiali shumë të rëndësishëm, në këtë fazë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Presidenti Barroso e garantoi Kryeministrin Berisha se Komisioni Evropian do të vazhdojë të jetë miku dhe përkrahësi më i mirë i Shqipërisë në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE dhe e siguroi kryeministrin Berisha se edhe vlerësimi i përgjigjeve të pyetësorit do të jetë luajal duke marrë në konsideratë të gjitha përpjekjet dhe arritjet e qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë gjatë kësaj periudhe. Kryeministri Berisha, pasi e falënderoi përzemërsisht presidentin Barroso për pritjen e ngrohtë dhe miqësore i shprehu atij, mirënjohjen më të thellë, të tij dhe të qeverisë shqiptare, për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe të jashtëzakonshme, që KE i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kryeministri Berisha ripohoi qëndrimin e qeverisë shqiptare se një proces bazuar mbi performancën dhe meritën është dhe mbetet interesi më i lartë për vendin dhe për shqiptarët, duke theksuar se reformat e ndërmarra në procesin e integrimit në BE dhe për plotësimin e kërkesave për liberalizimin e vizave kanë sjellë shndërrime të jashtëzakonshme pozitive, në dobi të modernizimit të mëtejshëm të vendit, në shumë fusha dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst Presidenti Barroso vlerësoi rezultatet e arritura në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave nga qeveria shqiptare duke theksuar se edhe për sa i përket këtij projekti madhor për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, mbështetja e Komisionit do të vazhdojë të jetë e plotë. Gjatë takimit u diskutua edhe mbi situatën politike në vend e shkaktuar nga bojkoti që Partia Socialiste i ka bërë Parlamentit. Lidhur me këtë Presidenti Barroso u shpreh se Parlamenti është një institucion mjaft i rëndësishëm edhe në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe si tillë nuk duhet të jetë peng i lojërave politike duke shtuar se nuk është aspak normale në demokraci mosmarrja pjesë e opozitës në parlament. Më tej, Presidenti Barroso theksoi se asgjë që bie ndesh me Kushtetutën nuk duhet pranuar. Kryeministri Berisha e siguroi Presidentin Barroso se Kushtetuta, legjislacioni dhe institucionet shqiptare garantojnë transparencën e plotë, në respekt të Kushtetutës, duke shtuar se mazhoranca është e gatshme të bëjë gjithçka është e nevojshme për këtë. Komisioni është dhe mbetet aleati më i mirë, në projektet tuaja madhore, dhe ju duhet të vazhdoni të jeni të sigurt, në mbështetjen tonë, përfundoi Presidenti Barroso.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›