Sa herë Perëndimi mbështet Shqipërinë, Edvini urdhëron protesta në Tiranë

Gramoz Ruçi i dorëzon stafetën Endri Fugës, mikut intim të Edi Ramës
Qendrim i turpshëm i deputetëve socialistë, të cilët pasi dështuan me protesta rrugicave të vendit, mbuluan dje gojët me garza para parlamentit, në një protestë kundër liberalizimit të vizave dhe integrimit të shqiptarëve
Filozofia e dështimit për lidershipin e socialistëve nuk ka të sosur. “Shuplakat” e vazhdueshme nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, e detyrojnë atë të bëjë një tjetër lëvizje qesharake, teksa vendos të mos marrë pjesë në Kuvend, për një arsye vërtet banale. Pas reagimit të fundit të Bashkimit Evropian, përmes komisionerit për Zgjerimin Stefan Fule, lidhur me bojkotin e Kuvendit dhe funksionimin e pjesshëm të politikës në Shqipëri, Edvin Rama ka hequr dorë, të paktën për sot, nga pretendimet për zgjedhjet e kaluara dhe është marrë me një tjetër tematikë të sajuar. Opozita, vendosi dje në mesditë të mos marrë pjesë në punimet e seancës plenare, në shenjë proteste për deputetët Taulant Balla dhe Saimir Tahiri, për fjalor të padenjë në sallën legjislative javën e kaluar. Mbledhja e grupit parlamentar socialist, pas orësh të tëra doli në një qëndrim final, se nuk duhet të marrë pjesë në Kuvend, deri kur kryetarja e Kuvendit të tërheqë dënimin e dhënë për dy deputetët e Edvinit. Në zbatim të këtij urdhri të lëshuar nga Edi Eama, deputetët e PS-së dje, u ulën në nivelin e ish-Mjaftistëve të Erion Veliajt dhe me postera e shfaqje të tipit zënie goje me rrecka të zeza, u grumbulluan dhe qëndruan për disa minuta jashtë sallës plenare të Kuvendit, ndërkohë që ky institucion i rëndësishëm vazhdonte aktivitetin e tij normal. Nisur nga ky qëndrim dhe konceptim i gabuar i veprimtarisë politike dhe parlamentare, Edvini po përpiqet ta paraqesë si një precedent të rrezikshëm dënimin e deputetëve, edhe atëherë kur ata kalojnë caqet morale përmes fjalorit të pisët apo edhe veprimeve të pahijshme në vendin ku zhvillohet debati. Megjithatë, kjo “protestë”, nuk dëmtoi Kuvendin, as mazhorancën, por në radhë të parë është një minus për deputetët socialistë, të cilët humbasin edhe rrogën për ditën e djeshme, për mos-paraqitjeje në sallë. Gjithashtu, ata njëherazi, nuk i shpëton Edvinin nga bataku i përbaltjes së zgjedhjeve të kaluara me qëndrimin e heshtur...
Gramoz Ruçi i dorëzon stafetën Endri Fugës, mikut intim të Edi Ramës Qysh dje ka dalë në dritë edhe njeriu që qeveris prej kohësh selinë e PS, në emër të Edi Ramës. Endri Fuga, i cili në fushatën e shkuar zgjedhore menazhoi në hije të gjithë dukjen publike të kandidatëve edvinistë, u shfaq dje duke qeverisur deputetët socialistë në dyert e parlamentit. I rikonfirmuar si njeriu më i besuar i Edi Ramës, Endri Fuga tashmë po tenton të marrë edhe spaletat e politikanit dhe jo të mbetet vetëm si njeriu i këshillave intime të kryetarit të partisë. Protesta e djeshme e deputetëve socialistë ka pasur ngjyra të forta mjaft-izmi, shkolla e vetme e politikës që njeh Endri Fuga. I rritur në shfaqjet rrugëve apo lokaleve me Erion Velinë e Arbian Maznikun gjatë viteve të fundit, tashmë Endri Fuga tenton katapultimin direkt në postin e Gramoz Ruçit. U mbyll kapitulli i parapolitikës së Gramoz Ruçit. Strukturat e vjetra të bojkotit nuk po funksionojnë mirë dhe tashmë ka nevojë për pak ajër të freskët të opozitës së bilbilave e të garzave në gojë (ca thonë edhe të këpucëve e të shiringave, por do të presim e do të shohim). Burimi i parë i kësaj opozite është Erion Veliaj, por meqenëse ai është disi i konsumuar nga keqpërdorimi në publik, Edi Rama ka vendosur për një ndërhyrje më intime në tandemin e drejtuesve dhe dje Endri Fuga bëri daljen e parë politike si njeriu më i rëndësishëm i Edvinit në Partinë Socialiste. Këtë imponim dje e pranuan jo vetëm Taulant Balla apo Olta Xhaçka, por edhe vetë Gramoz Ruçi, i cili u pa t’i kërkonte disa herë mendime për pozicionin se si vendosej garza. Prej dje, stafeta në PS u kalua dhe në korridoret e PS thuhet se që nga Kulla e Pezës, në mënyrë intime ka ardhur porosia për t’i bërë vend Endri Fugës...
...