Për ata që nuk e dinë pse Shqipëria është e varfër
Pse Shqipëria është e varfër? Shqiperia është e varfer sepse politikanët shqiptarë kerkojne të behen të pasur pa punuar. Çfare të prese Shqiperia, kur ata, të cilët u jep besimin për të zhvilluar vendin, e kanë mendjen vetem të leku dhe të qejfi? Më e keqja është që vesin e pasurimit ekstrem pa kapur punë me dorë, këta politikanë të degjeneruar ia kanë futur në gjak edhe rinisë dhe brezave të rinj. Ka shumë në Shqipëri që nuk dinë akoma se çfarë do të thotë të çohesh në mengjes, të shkosh në pune (te punosh 8 orë, dhe jo të pish kafe tërë diten) dhe pastaj të vish në shtepi e të perpiqesh të kalosh sa me shume kohe cilesore me familjen. Kuptohet që ka dhe njerez të ndershem, mos me keqkuptoni, por për fat të keq realiteti është së shumica e të rinjve tanë "fluturojnë me presh në…".