"5 Maji, kurorat e Këshillit të Qarkut, thahen në diell"
5 Maji, këtë vit në Dibër sikur qe "më i ëmbël". Themi më i ëmbël, pasi për herë të parë, për të bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve, krahas veteranëve, pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve, drejtuesve të partive të opozitës, ishin të pranishëm, ndonëse me kokrra, edhe drejtues vendorë. Gjithsesi, mungonin në këtë eveniment 14 nga 17 këshilltarët e Këshillit Bashkiak të qytetit. Ajo që ra në sy tmerrësisht për keq, ishte mbetja pa zot e kurorës së Këshillit të Qarkut Dibër e përgatitur nga bashkia për t'u vënë pranë Lapidarit të Dëshmorëve. Duke mos marrë pjesë asnjë titullar apo punonjës nga ky qark, edhe kurora mbeti të thahej në diell. Për të mos u bërë gazi i Botës, njëri nga punonjësit e shërbimeve në Bashki, mori kurorën e qarkut dhe e vendosi bashkë me të tjerat. Po bëhen 5 vjet, që nuk vihet kurorë në Varrezat e Dëshmorëve.
Kryetari i Veteranëve për Dibrën kërkoi nga Këshilli i Qarkut Dibër dhe Bashkia Peshkopi, angazhim për mirëmbajtjen e simboleve, lapidarëve, Varrezave të Dëshmorëve, pllakave përkujtimore etj.