E Diel, 1 Nëntor 2026

Për çfarë liberalizim vizash flet qeveria dhe ambasadat?

Ne shqiptaret jemi nder popujt me të diskriminuar të planetit, kudo që të shkojmë, na paragjykojnë dhe mundësisht duan të na shkelin me këmbë. Në fillim të vitit 2008 na u tha që janë liberalizuar vizat. Unë si student mendova t’i kaloj pushimet në Greqi, pranë të afërmeve të mi.

Menjëherë sapo mbaroi shkolla fillova procedurat për të marre të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që duhej për të aplikuar për vize.

Shume shpenzime, shumë lodhje. Dhe si rezultat? Asgjë, një refuzim nga ambasada. Nuk e kuptoj për çfarë liberalizimi bëhet fjalë? Vazhdojnë të tallen me njerëzit e thjeshtë, si ambasadat, si qeveria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›