“Për dosjet po flasin njerëz të regjimit”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka folur për herë të parë për dosjet, duke u shprehur se njerëz të lidhur me regjimin akuzojnë njerëz që s kanë pasur lidhje me diktaturën. Presidenti tha se shoqërisë duhet t i kthehet morali. Gjatë takimit me shoqatën e ish-pronarëve, Topi, ndër të tjera, nënvizoi se gjëja më e papranueshme është kur deformohet realiteti, kur njerëz që njihen me gisht si zaptues pronash sjellin nën akuzë pikërisht njerëzit dhe kontigjentin e njerëzve, që janë më të ndershëm. Sipas tij, çështja e pronave është shumë e ngjashme me çështjen e dosjeve të lustracionit. “Njerëz, që mund të kenë qenë të lidhur në një mijë mënyra me regjimin, ngrihen dhe akuzojnë të tjerë që s kanë pasur asnjëlloj lidhje me regjimin”, - tha ai. Po këtë temë Topi e trajtoi dhe në takimin që zhvilloi me drejtuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë. Përfaqësuesit e të përndjekurve, pasi kanë vlerësuar mbështetjen e presidentit Topi në mbrojtje të shtresës së tyre ,i paraqitën atij qëndrimin e Shoqatës mbi ligjin për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve që ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ata shprehën rezervat e tyre lidhur me nenin 4 të ligjit, i cili, sipas tyre, ka përjashtuar nga papajtueshmëritë e funksioneve publike kategori të tjera funksionarësh të lartë si ministrat, drejtuesit e institucioneve të tjera të larta politike apo shtetërore, sekretarët e partisë, zyrtarët e lartë të aparatit të Komitetit Qendror. Drejtuesit e dy shoqatave u shprehën për nevojën e zgjerimit të hapësirës së ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të administratës publike edhe për bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja. Presidenti Topi, pasi i dëgjoi shqetësimet e drejtuesve të shoqatës së të përndjekurve, i siguroi për mbështetjen dhe përkrahjen e tij institucionale dhe njerëzore për këtë shtresë, në drejtim të integrimit të saj në mbarë spektrin politik dhe shoqëror të vendit.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009