“Topi të mos dekretojë ligjin e dosjeve”
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokracia Sociale i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës që të mos dekretojë ligjin për dosjet. Sekretari politik i PDS-së, Artur Duçkallari, pohoi se ligji ka përplasje themelore me Kushtetutën, duke cenuar në mënyrë të hapur lirinë e të drejtat e njeriut dhe duke krijuar mundësinë e nisjes së një “gjuetie shtrigash” ndaj kundërshtarëve politikë apo institucioneve të pavarura nga Qeveria. “Nisur nga ky fakt, Partia Demokracia Sociale i bën sërish thirrje Qeverisë të reflektojë edhe me qëndrimet partnerëve tanë euroatlantikë si dhe të pranisë së OSBE-së në Tiranë dhe Këshillit të Evropës, lidhur me ligjin e dosjeve. Nga ana tjetër, ne shprehim shqetësimin e thellë për presionin që po tentohet të ushtrohet ndaj Kreut të Shtetit prej kryeministrit Berisha dhe deputetëve të bindur të tij”, - tha Duçkallari. Ai shtoi se braktisja e delegacionit presidencial në Kosovë nga disa deputetë të Partisë Demokratike, mungesa e anëtarëve të qeverisë për të shoqëruar Presidentin dhe paralajmërimet publike kundër Bamir Topit, kanë vetëm një qëllim:
të ndikojnë vendimmarrjen e Kreut të Shtetit, duke i bërë Atij presione për të mos e kthyer ligjin në Kuvend. “Duke deklaruar se do ta votojë sërish ligjin e dosjeve, edhe në rast se ai kthehet nga Presidenti, Kryeministri tregon kokëfortësinë politike dhe dëshirën për t u konfliktuar me institucionet”, - u shpreh ai. Sekretari politik i PDS-së pohoi se Shqipëria ka mundësi të prodhojë një ligj të mirë për lustracionin.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009