E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori britanik: Njohja e Kosovës nga 38 shtete, sukses

• Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Dejvid Blant, e konsideroi sukses të madh faktin që Kosova, vetëm pas gjashtë javësh që ka shpallur pavarësinë, është njohur nga 38 shtete.

Duke komentuar mbi pohimet e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov se vendi i tij ka fituar betejën kundër njohjes së pavarësisë, Blant tha se, sipas tij, njohja e Kosovës nga 38 shtete nuk është pak dhe se procesi i njohjes po vazhdon dhe se njohjet do të vijojnë edhe nga shtete të tjera evropiane. “Nuk është e sigurt nëse këtë e ka thënë Lavrov, megjithatë njohja e Kosovës nga 38 shtete nuk është pak. Procesi i njohjes po vazhdon dhe se njohjet do të vijnë edhe nga shtete tjera evropiane dhe procesi po lëviz përpara”, ka theksuar Blant. Dje ambasadori Blant përuroi edhe pllakën me mbishkrimin “Ambasada britanike”, vetëm një ditë para nisjes së tij për përfaqësimin e Britanisë në Kroaci. Dje, zyrtarisht zyra britanike në Prishtinë, u inaugurua si ambasada britanike. Ambasadori i parë britanik në Kosovë, Dejvid Blant, tha se kjo zyrë ishte ambasadë që nga dita e njohjes së pavarësisë, por procedurat teknike kanë bërë që zyrtarisht kjo të ndodhë sot, ani se flamuri diplomatik është ngritur që nga 18 shkurti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›