Serbët: Do “çlirojmë” edhe Durrësin dhe Shkodrën
• Një organizatë nacionaliste serbe që vetëquhet “Burimi serb” (Srpski izvor) ka nxjerrë një “proklamatë për çlirimin e Kosovës e Metohisë, që do të jetë përgjithmonë Serbi”.
Në këtë proklamatë nga këshilli nismëtar me seli në Nish, të nënshkruar nga kryetari i saj, Predraç Stamenkoviç, pasi thuhet se prej nëntë vitesh “po zgjat okupimi më brutal i një pjese të Serbisë”, dhe duke marrë parasysh “pozitën e rëndë në të cilën gjendet Serbia dhe serbizmi sot”, kërkohet që “çdo individ dhe organizatë të përgatitet që në periudhën e ardhshme të forcohen pozicionet e atdheut tonë, Serbisë dhe një ditë ta çlirojmë tokën tonë të shenjtë Kosovën e Metohinë”! Kjo organizatë ka kërcënuar se, nëse vazhdohet me “agresionin dhe me realizimin e projektit kriminal të Shqipërisë së madhe, duhet menduar që përveç çlirimit të rajonit serb të Kosovës e Metohisë, ushtria serbe, me nder dhe me heroizëm të vazhdojë edhe me çlirimin dhe bashkimin e bregdetit serb dhe me çlirimin edhe të qyteteve Durrës dhe Shkodër”, citojnë ata. Sipas këtij grupi, një zgjidhje e tillë do të ishte më e drejta për çështjen serbe dhe se populli serb me siguri një ditë përfundimisht do të çlirojë tokën e vet të shenjtë serbe, Kosovën e Metohinë! Deklarata është dërguar si kërcënim në Qendrën Informative të Kosovës.