Për herë të parë Depistimi Universal për shurdhët

Ai mori pjesë në përfundimin e projektit MAGIS, ku vuri në duke rëndësinë dhe suksesin e arritur nga ky projekt në diagnostikimin, trajtimin dhe integrimin social të fëmijëve.
"Projekti ia ka dalë me sukses të kryejë këtë dhe na ka dhënë një të dhënë të rëndësishme për problematikën në Shqipëri. Në 2 vjet e gjysmë janë diagnostuikuar rreth 70 foshnja me shurdhësi bilaterale. Kontributi i MAGIS është i çmuar sepse këta fëmijë janë trajtuar në mënyrë të menjëhershme", tha Vasili. Ai shtoi se edhe formimi i 35 profesionistëve janë një kontribut i çmueshëm që krijon premise për të ecur në këtë proces.
"Disa nga këta fëmijë kanë arritur të integrohen pas ndërhyrjeve, ku mirëkuptimi dhe mbështja e Ministrisë së Arsimit ka qenë e jashtëzakonshme", tha Vasili, duke theksuar se "kemi dhënë shembullin sesi Shqipëria është e hapur ndaj mentalitetit integrues të problemeve të handikapit, në këtë rast të fëmijëve, duke hedhur tej stigmen dhe duke përqafuar integrimin".
Ndërkohë, në daljen e tij të parë publike, ambasadori i ri Italian, Masimo Gaiani, vuri në dukje jo vetëm suksesin e këtij projekti, të mbështetur financiarisht nga Koperacioni Italian, por edhe bashkëpunimin midis MSH dhe institucioneve të tjera me të. Gaiani tha se projekti është mjaft i rëndësishëm nga pikëpamje jetësore.
Projekti MAGIS, Program i hershëm Depistimi Universal aplikohet për herë të parë në Shqipëri. Nga të dhënat e projektit mësohet se në çdo 1000 lindje, rreth 2,16 fëmijë rezultojnë të jenë të shurdhër. Nëse depistimi i dëgjueshmërisë do të kryhej në të gjithë vendin, të paktën 70 fëmijë çdo vit do të rezultonin me këtë paaftësi kaq të rëndë e cila i kushton shumë jo vetëm këtyre familjeve, por edhe gjithë shoqërisë. /Start/
2011-12-08 15:53