Sarkozi paralajmëron: Evropa rrezikon të shpërbëhet

Ai iu adresua kështu mbledhjes së liderëve evropianë të qendrës së djathtë në Marsejë, raporton “BBC”-ja.
Liderët e Bashkimit Evropian po përgatiten për një samit vendimtar në Bruksel, ku synohet arritja e një marrëveshjeje për t’u përballur me krizën. Analistët e kanë përshkruar këtë samit si një samit “jetë a vdekje” për shtetet e eurozonës.
Gjermania dhe Franca po ushtrojnë presion për traktate të reja, duke vënë theksin tek rregullat e reja fiskale. Por, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ofron një plan sipas të cilit nuk bëhen traktate të reja, por të rishikohen ekzistuesit.
20 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk janë në Eurozonë, përfshirë Britaninë e Madhe, janë të shqetësuar se mund të izolohen nëse shtetet e eurozonës, të udhëhequra nga Franca dhe Gjermani- vendosin të krijojnë traktate të reja për vete.
/Start/F. Prroni/
2011-12-08 14:53