Italia vazhdon të lëkundet nga tërmetet

Një makinë e zënë nga rrënojat e një ndërtese, Carvezzo

Kamp i përkohshëm emergjence
Zona e Emilias në Itali vazhdon të dridhet ndërsa numri i viktimave nga lëkundja e fortë e së martës ka arritur në 17. Në dy ditë në këtë territor janë regjistruar rreth 300 goditje, gjë e cila ka bërë

Çadra të ngritura në park nga banorët
që mijëra persona të zhvendosen nga banesat e tyre dhe të strehohen në fusha apo objekte më të sigurta.
Këtë muaj nga dy tërmete të fuqishme, në Itali kanë humbur jetën 24 persona. Më shumë se 14 mijë njerëz po flejnë në tenda, kasolle dhe makinë për shkak se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga lëkundjet e vazhdueshme.
Ndërkohë, prokuroria e Modenës ka nisur hetimet për vdekjet, shumica e ndodhur në fabrika. Hetuesit do të ekzaminojnë se si janë ndërtuar fabrikat dhe se nuk i rezistuan tërmetit të së martës. Kryeprokurori, Vito Zincarini, është shprehur se ndërtesat moderne nuk duhet të ishin shembur nga lëkundjet, ashtu siç ka ndodhur me ndërtesat në Modena përveç fabrikave që janë shkatërruar. Kjo tregon një anomali që duhet hetuar, tha ai për CNN.
Qeveria ka deklaruar 4 qershorin ditë zie dhe ka rritur me dy cent ekstra çmimin e karburantit për të ndihmuar financiarisht rregullimin e zonës së dëmtuar.
Zona e Cavezos është më e dëmtuara pasi 70% e ndërtesave janë shkatërruar. Ndërsa në një vend të vogël në Modena, Novi, një prift 65-vjeçar u gjet i vdekur brenda në kishë, pasi gjatë lëkundjeve ishte përpjekur të ruante statujën e Marias.
Ndër prodhuesi i makinave, Ferrari ka organizuar një ankand online për të mbledhur fonde për viktimat e dy tërmeteve. /F.S/

