E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 85-vjecares, vijne agjentet nga SHBA

WATERBURY- Nje grup prej tre agjentesh te policise dhe nje prokuror kane udhetuar per 4500 kilometra nga SHBA per ne Shqiperi ne kerkim te shqiptarit te dyshuar per masakrimin e 85-vjecares Laura Orso. E moshuara u gjet e goditur 37 here me thike dy muaj me pare ne apartamentin e saj, ndersa i dyshuar eshte cilesuar fqinji i saj, 21-vjecari Ervis Mecollari, qe jetonte se bashku me prinderit ne Waterbury te SHBA-ve. Prej disa ditesh, sic ben te ditur media amerikane, tre oficere dhe nje prokuror gjenden ne Shqiperi per te zbuluar detaje per strehimin dhe kapjen e 21-vjecarit qe konsiderohet ne kete ceshtje te bujshme si "person me interes" per hetimet. Megjithese fotografia e shqiptarit eshte shperndare ne te gjithe Ameriken e Veriut, per dy muaj nuk eshte bere e mundur te gjendet asnje gjurme e tij. Ka qene vete policia e rajonit te Waterbury qe e interesuar per te zbardhur krimin ka angazhuar nje grup prej kater personash. E moshuara jetonte e vetmuar dhe nuk ia hapte deren njerezve te panjohur, ndaj policia dyshon se i dyshuari eshte pikerisht Mecollari, fqinji i te ndjeres.

A.Q.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›