E Diel, 1 Nëntor 2026

Marihuana e Lazaratit, tre trafikantet fshihen ne Greqi

Gjirokaster- Agjentet e antidroges ne Gjirokaster kane shpallur ne kerkim edhe tre persona te tjere te dyshuar per trafikun e 100 kg marihuane qe u sekuestrua dy dite me pare ne Kakavije. Droga ishte me destinacion Greqine dhe e blere ne Lazarat, nderkohe qe tre prej transportuesve arriten te kalonin ne krahun tjeter te kufirit. Gjate operacionit u arrestua studenti Evaris Pasha, qe ndiqte vitin e pare ne degen Infermieri ne universitetin "Eqrem Cabej". Operacioni i koduar "Manastiri" sipas zyrtareve te policise nuk ka perfunduar ende dhe dje ka vazhduar pergjate rrjedhes se lumit Drino, ne afersi te fshatit Llongo te Gjirokastres. "Tre trafikantet e tjere te grupit si shkak i erresires dhe terrenit te thyer dhe malor munden t'i shpetojne ndjekjes sone ne vijuam kontrollin dhe krehjen e gjithe zones kufitare prane fshatit Llongo", thane burimet policore. Per shkak se studenti u kap se bashku me nje "Kallashnikov", blute jane treguar te kujdesshem per t'iu shmangur ndonje prite te armatosur. Ndjekja ka vazhduar deri ne afersi te tokes greke, por pa mundur te kapin tre te dyshuarit.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›