Trafik femijesh drejt Greqise
Kakavije- Shiu dhe debora e rene gjate diteve te fundit nuk i kane penguar dy te dyshuar si trafikante klandestinesh per te perfituar nga 1 mije euro per person. Nje grup emigrantesh te paligjshem eshte kapur nga policia kufitare e Kakavijes ne Gjirokaster diten e djeshme, mes te cileve edhe dy femije te moshes 4 dhe 7 vjec. Pak ore me pas, eshte bere edhe arrestimi i dy te dyshuarve Ardian Bullari, 34 vjec, banues ne fshatin Germenj te Lushnjes dhe Albert Mici, 30 vjec, nga Kukesi. Ata akuzohen per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit kundrejt fitimit".
"Tre te rriturit dhe dy femijet ishin banore te fshatit Spolat, te rrethit Lushnje, te cilet tentuan te hynin pa dokumente ne Greqi", sqarojne burimet policore. Sipas rrefimit te vete klandestineve, ata do te hynin ilegalisht ne token greke kundrejt shperblimit prej 1 mije eurosh per person qe do te perfitonin dy shoqeruesit. Policia Kufitare ne Gjirokaster konfirmoi se gjate nje operacionit per ndalimin e dy trafikanteve te emigranteve ilegale, ka bllokuar ne kufi edhe dy femije te moshes 4 dhe 7 vjec, te cilet se bashku me te afermit e tyre udhetonin drejt Greqise.
Sipas burimeve policore mesnaten e se shtunes, duke u gdhire dita e djeshme, njesiti i policise kufitare, ne vendin e quajtur Rruga e Mullirit", ka pikasur nje grup prej shtate personash, te cilet tentonin te kalonin kufirin ne drejtim te Greqise. Pas identifikimit, uniformat blu i jane afruar grupit dhe kane kerkuar qe ata te ndalonin. "Mbetem te befasuar, kur mes tyre pame edhe dy femije te mitur, te cilet dridheshin nga te ftohtit e dimrit", thote njeri prej efektiveve te Policise Kufitare. Pas verifikimeve te para, policia ka konstatuar se pese personat nuk dispononin asnje dokument per te hyre ne Greqi. Pasi te ecnin per disa ore ne kembe, grupi i emigranteve do te udhetonte me taksi deri ne destinacion dhe me pas do te paguanin nga 1 mije euro dy te dyshuarit si trafikante. Gjate marrjes ne pyetje, Albert Mici dhe Ardian Bullari kane mohuar akuzat e ngritura prej policise se Gjirokastres, duke u shprehur se vetem sa po ndihmonin emigrantet ne kushtet e keqija atmosferike.
Emigrantet shprehen se ne mungese te sigurimit te dokumenteve dhe vizave per te emigruar normalisht ne drejtim te Greqise, ata jane te detyruar te udhetojne ne kembe per ore te tera mes maleve, shiut dhe debores madje ne disa raste duke vene ne rrezik edhe jeten e femijeve te tyre. Madje ata jane te bindur qe megjithese ndalohen nga policia shqiptare gjate tentativave te tyre apo kthehen nga policia greke, do ta provojne serish rrugen mes shiut dhe debores se dimrit per te hyre ilegalisht dhe pa dokumente ne Greqi.
Blerim Kore