Bakojanis, sot ne Tirane, per zgjedhjet e pronat
Ministrja e Jashtme e Greqise, Dora Bakojanis, do te vizitoje sot Shqiperine ne kuader te marrjes se presidences se radhes se OSBE-se nga ana e shtetit fqinj. Sipas agjendes se bere publike nga ana e zyres se shtypit te ministrise se Jashtme, ministrja greke, fillimisht do te zhvilloje nje takim me homologun, Lulezim Basha dhe me pas, te dy ministrat do te japin nje konference te perbashket per shtyp. Me pas, ministrja e Jashtme greke, do te zhvilloje nje takim me kryeministrin, Sali Berisha. Me pas ministri i Jashtem, Basha per nder te vizites se Bakojanis, do te shtroje nje dreke zyrtare. Pasdreka do te jete e ngjeshur me takime per ministrin e Jashtme greke, e cila do te zhvilloje takime te vecanta me presidentin Bamir Topi dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ish-kryebashkiakja e Athines, do te takohet edhe me Kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Po keshtu, ne axhenden e ministres greke, ka hapesire dhe per takime me krere te tjere te partive te vogla ne vend. Ceshtjet qe priten te bisedohen ne keto takime, lidhen me procesin e ardhshem zgjedhor, reformen e pronesise dhe ndihmen e Greqise ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO.