Për jetë në Man Utd

Wayne Rooney i rezistoi thirrjes së Cristiano Ronaldos ti bashkohet atij në Real Madrid, duke insistuar se do të qëndrojë në Manchester United për pjesën e mbetur të karrierës së tij.
Ronaldo, i cili gjatë verës u largua nga Old Trafford për në Real Madrid në transferim rekord botëror prej 94 milionë euro, ka theksuar se ish bashkëlojtari i tij Rooney do të shkëlqente në La Liga.
Por, Rooney i ka dhënë ekipit të tij përkrahje të madhe para përballjes, mes aktualisht dy konkurrentëve kryesorë për titull të kampionit në Premierligë, kundër Chelseas duke theksuar se dëshiron të mbetet për jetë në Old Trafford.
24 vjeçari i cili këtë javë së bashku me gruan e tij Collen e festoi lindjen e djalit Kai, ka thënë se njëra prej synimeve kryesore të tij është të kalojë rekordin e Ryan Giggs për numrin rekord të paraqitjeve në klub.
Giggs meriton respekt për mënyrën e jetesës dhe mënyrën se si merret me vetveten. Nëse shikoni gjërat që ka bërë, titujt që ka fituar, atëherë do ta merrni si shembull dhe për mua ai është shembull. Shpresoj të arrij në mbi 800 paraqitje për Manchester United. Numri i paraqitjeve të Giggsit është i jashtëzakonshëm dhe nëse mund të arrij sado afër kësaj, do të isha shumë i lumtur, tha Rooney për të përditshmen angleze The Times.
Ai insistoi se planifikon të pensionohet në Manchester United, ku erdhi më 2004 nga Everton. Gjithmonë kam thënë se dua të pensionohem këtu dhe nëse mund të përsëris atë që ka bërë Giggs në këtë klub, atëherë do të ishte arritje e jashtëzakonshme, shtoi ai.
Për dallim nga Ronaldo, i cili vazhdimisht kishte lënë të hapur mundësinë e transferimit në Spanjë për të qenë më afër vendlindjes së tij në Madeira, pas gjashtë viteve të kaluara në Old Trafford, Rooney është i lumtur në klub.
Raporti që ka me bashkëlojtarët dhe ndjenja e përgjithshme në klub bëjnë që ai të mos jetë i interesuar për sfida të reja sikur Ronaldo.
Wes Brown sapo ka blerë një shtëpi afër meje. Të gjithë kalojmë mirë së bashku. Darren Fletcher është mik i mirë i imi. Unë dhe ai gjithmonë e ngacmojmë Wesin. Ai nganjëherë reagon duke na quajtur Tom dhe Jerry. Ne vërtetë e ngacmojmë shumë, andaj ai mundohet të na e kthejë. Jam person krejt tjetër në fushë prej jashtë saj. Në fushë jam futbollist dhe jap maksimumin. Ndërsa jashtë saj jam i qetë dhe përfundimisht janë dy njerëz të ndryshëm, u shpreh ai. Rooney, nga fëmijëria tifoz i Evertonit, ka treguar se zhvilloi një afërsi për Manchester United nga urrejtja e përbashkët ndaj rivalit të përhershëm Liverpoolit.
Duke u rritur në Liverpool në vitet e 90-ta, Manchester United fitoi shumë tituj. Për mua ishte gjithmonë mundësi e mirë të reagoj ndaj tifozëve të Liverpoolit sepse Everton nuk fitoi shumë. Ata fituan FA Cup më 1995 dhe mendoj se kjo ishte e tëra. Andaj sa herë tifozët e Liverpoolt fillonin të lavdërohen, ju mund të përmendnit Manchesterin dhe ishte gjë e mirë të reagonit ndaj tyre, përfundoi Rooney.