Prishtina e pashpresë pret Midtjyllandin

Hendbollsitet e klubit danez FC Midtjylland të premten pasdite kanë arritur në Prishtinë, ku të shtunën (sot) do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese kundër Prishtinës në kuadër të rrethit të tretë të Cup Winners Cup.
Trajneri i Midtjyllandit, Kenneth Jensen, mendon se ndeshje e së shtunës për skuadrën e tij do të jetë një rast i mirë që ti testojë hendbollsitet e reja, pasi rezultati i ndeshjes së parë (33:15) ia lejon një gjë të tillë.
Ne kemi për qëllim që të fitojmë, por gjithashtu është një mundësi e mirë për të provuar disa lojtare të reja. Ne e dimë se çfarë duhet bërë dhe të rinjtë duhet të bëhen pjesë e ekipit", tha Jensen për ueb sajtin zyrtar të klubit danez.
Në anën tjetër, trajneri i klubit bardhekaltër, Beqir Hasangjekaj, nuk beson se skuadra e tij mund të bëjë ndonjë mrekulli përballë danezeve.
Pres rezistencë më të madhe. Kemi analizuar ndeshjen e parë dhe kemi bërë disa përmirësime në lojën tonë. Nesër (sot) lojtaret tona do të jenë më të motivuara", tha Beqir Hasangjekaj
Klubi kosovar i hendbollit, Prishtina në ndeshjen e parë është mposhtur në Danimarkë nga Midtjylland me rezultat shumë të thellë, 33-15. Pas këtij rezultati, vashat prishtinase e kanë shumë vështirë të kalojnë në rrethin tjetër të garës