E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet dënimi ndaj Chelseas

Chelsea mund të transferojë futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Gjykata e Arbitrimit për Sport ka pranuar të pezullojë dënimin e FIFA-s deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për rastin e transferimit të Gael Kakutas.

Në shtator, FIFA e dënoi gjigantin londinez nga çfarëdo aktiviteti në transferimin e futbollistëve për dy periudhat e ardhshme të afateve kalimtare, pasi ishte shpallur fajtor se kishte bindur Kakutan të shkelë kontratën e tij me klubin francez Lens.

Chelsea u ankua në CAS kundër dënimit dhe si pjesë e ankesës kërkuan që dënimi në transferime të suspendohet derisa të merret një vendim përfundimtar rreth rastit.

Gjykata e Arbitrimit për Sport (CAS) ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Chelsea dhe Gael Kakuta në lidhje me vendimin e marrë nga FIFA për dënimin ndaj klubit anglez dhe futbollistit, thuhej në një komunikatë të publikuar nga CAS. CAS nuk pritet të dëgjojë rastin deri për Vitin e Ri, që do ti mundësojë Chelseas si zakonisht të blejë dhe shesë në janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›