E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hitzfeld fton Bunjakun

Ashtu siç është pritur Otmar Hitzfeld e ka ftuar në përfaqësuesen e Zvicrës, sulmuesin kosovar Albert Bunjakun, i cili po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme në elitën e futbollit gjerman.

Kosovari me pasaportë zvicerane, në fanellën e skuadrës së Nurnbergut, ka arritur ti realizoj katër gola në Bundesliga. Ndërsa forma e mirë e tij, nuk ka kaluar pa u vërejtur nga ish trajneri i Bayern Munchenit.

Otmar Hitzfeld, të premten publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore të 14 nëntorit, që do ta zhvilloj kundër përfaqësueses së Norvegjisë. Në mesin të ftuarve, ishte edhe emiri i befasisë së quajtur Albert Bunjaku.

Shtëpia e familjes Bunjaku në Nurnberg të premten ishte në kremtë, ngase familja ka dy arsye për të festuar: djali i Albertit, Dioni, mbush dy vjet, ndërsa Alberti është ftuar në kombëtaren e Zvicrës, për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë.

Është kjo dita më e bukur në jetën time, ka thënë, për Blick, të premten, ish anëtari i Schaffhausenit dhe Paderbornit, që ka zhvilluar rreth 15 ndeshje për përfaqësuesen U-21 të Zvicrës.

Thirrja në Kombëtaren, A të Zvicrës për Bunjakun është sensacion, për vetë faktin se para një viti ai ishte pjesë e skuadrës nga liga e tretë gjermane RW Erfurt.

Rikthehet Behrami, mungon Xhemajli

Në mesin e futbollistëve të ftuar nga Otmar Hitzfeld për ndeshjen e 14 nëntorit, është edhe mesfushori kosovar, Valon Behrami. Anëtari i klubit, anglez West Ham
rikthehet tek helvetikët pas disa muajve mungesë, për shkak të lëndimit.

Ndërsa jashtë përfaqësueses së Zvicrës ka mbetur mesfushori tjetër shqiptar Blerim Xhemajli. Edhe pse po tregon lojëra të mira në Serie A, futbollisti i Parmas, nuk ka zënë vend në mesin e futbollistëve të ftuar nga trajneri gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›