Zbulohet paraardhësi i Mickey Mouse

Paraardhësi i Mickey Mouse del të jetë lepuri Oswald. Karakteristikat e sjelljes së Oswald janë bartur pastaj te Mickey Mouse – një personazh ky që e njohim dhe duam tash 80 vjet.
Filmi i animuar "Hungry Hobos" u zbulua kohë më parë, në arkivin e kompanisë Huntley Film, ku ishte depozituar pë dekada të tëra, pa ditur askush për të.
Drejtoresha e kompanisë, Amanda Huntley, deklaroi se filmi ishte gjetur rastësisht nga një koleg i saj, dhe pastaj - nga kureshtja - e kishin kërkuar titullin e tij në Google, duke kuptuar kështu se bëhej fjalë për një klasikë me vlerë tepër të madhe.
Ekspertët pohojnë se filmi mund të ketë një vlerë prej 25,000 funtash, sa edhe do të jetë çmimi fillestar në ankandin në Los Angeles, ku filmi për Oswald’in do të ofrohet për shitje, më 14 dhjetor.