Mirditë, 37-vjecari i paralizuar prej 6 vitesh apel ndihme në News24
MIRDITË- Arben Margjini, babai i tre fëmijëve të mitur prej 6 vitesh dergjet në shtrat i paralizuar nga këmbët. Dikur energjik, i dhënë pas punës në vendin e lindjes në Mirditë dhe në emigracion, sot pa mundur të lëvizë dhe të shohë dritën e diellit, me një këmbë tërësisht të paralizuar, ndërsa këmbën tjetër falë etjes dhe durimit për të jetuar ka mundur taq shpëtojë pas një ndërhyrje kirurgjikale disa orëshe në një prej spitaleve private të Tiranës.
I mbytur në halle e borxhe, me tre fëmijë për të rritur, pa askënd në punë, operacionin është detyruar ta kryejë pasi e ëma ka marrë një kredi në bankë.
Historia e dhimbshme nis 9 vite më parë ku për shkak të punës së rëndë san ë emigracion edhe si drejtues furgoni pasagjerësh në një fshat të thellë të Selitës në Mirditë, në një rrugë të shkatërruar totalisht, detyrohet tu nënshtrohet disa operacioneve në Tiranë, e ku për pakujdesi të mjekëve atje mbeti i paralizuar, por që prej 6 vitesh, në opoeracionin e fundit pëson paralizën në njërën këmbë dhe orvatjet e tij për tu operuar jashtë shtetit në klinika të posacme qenë të pamundura për shkak të burokracive dhe problemeve ekonomike që përjeton familja e tij. Ndaj është detyruar t’I kalojë këto vite në shtrat i paralizuar. Arbeni apelon për ndihmë përmes mikrofonit të News24.
“Unë jam babai i tre fëmijëve, edhe ata kërkojnë të kenë babin e tyre përkrah që i shoqëron në kopësht e shkollë. Bëj apel për ndihmë, pasi operacioni që më duhet të bëj në Turqi kushton shtrenjtë. Vajza e vogël më thotë shpesh, babi ik shërohu që të më cosh në kopësht…,- thotë Arbeni ndërsa nuk ka humbur shpresën se një ditë do të bëhet më mirë, pasi i përgjigjet vajzës,-babi do ta cojë tek kopështi se do bëhet më mirë”.
Nëna e tij, një grua e fortë që ka mundur të sfidojë mundin dhe sakrificën e bërë në tërë këto vite, jeton cdo ditë me shpresën se së paku djali mund të bëhet për t’u cuar në karrocë invalidësh, sepse sipas saj nuk ka më keq se kur sheh të birin kështu, të dergjur ditë e natë në krevat. Ndaj edhe apelon për ndihmë.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mirditë, 37-vjecari i paralizuar prej 6 vitesh apel ndihmë në NEWS24