E Diel, 1 Nëntor 2026

Per nje kodifikim te mendimit te Abaz Kupit Nga Sami Repishti

Une e kam takuar te ndjerin Abaz Kupi vetem dy here: nje here ne nje dreke prane familjes Myftia; dhe heren e dyte, tri dite para vdekjes, ne spital. Por, ne te dy rastet, nuk ishte i mundur nje bisedim me substance. Megjithate, per Abaz Kupin kam menduar shpeshhere, si shqiptar, dhe jam perpjekur te nxjerr perfundime te bazuara mbi fakte dhe logjike, mbi natyren e veprimtarise se tij dhe mesazhin qe aktet e Abaz Kupit kane dhene dhe vazhdojne te japin, edhe sot. Jane keto mesazhe qe perbejne esencen e mendimit politik te Abaz Kupit dhe qe une pergezoj.

1. Ne 1914, ne mbrojtjen e flamurit kombetar nga rebelet e Haxhi Qamilit ne Kruje. Cfare e shtyu Abaz Kupin te rrezikoje jeten ne nje moshe akoma te re, per nje simbol akoma te panjohur, nga shumica e popullit shqiptar?

2. Trajtimi me respekt i te internuarve politike ne Kruje, gjate regjimit monarkist ne Shqiperi. Pse Abaz Kupi nuk i shikonte keta persona me syrin e armikut?

3. Heroizmi i 7 prillit 1939. Pse u zgjodh ai dhe pse pranoi Abaz Kupi te marre persiper detyren qe do te ruante nderin kombetar shqiptar?

4. Viti 1941. Formimi ne Jugosllavi i Komitetit "Fronti i Bashkuem i Rezistences Shqiptare kundra Italise". Sa tregon emri i "Frontit", orientimin politik te Abaz Kupit? Sa themelore jane termat "Fronit i Perbashket" dhe "rezistence kunder Italise", ne mendimin e Abaz Kupit. Eshte hyrja ilegale ne Shqiperi (prill 1941) nje aksion ushtarak qe tregon vazhdueshmerine e rezistences se 7 prillit ne Durres, apo hapja e nje faze te re - hyrja ne veprimtarine e tij politike?

5. Gjate rezistences anti-italiane (1939-1944), cfare thote per brezat e ardhshem qendrimi i Abaz Kupit, qe kundershtonte oficeret e Liarsonit britanik ne Shqiperi me tezen se "nuk deshiroj qe liria e Shqiperise te gjeje nje Shqiperi te mbushur me germadha e varreza"?

6. Konferenca e Pezes (1942), si shprehje e "Frontit te Perbashket kunder Italise" dhe perpjekja per te rifituar pavaresine e humbur. Eshte ky akt per Abaz Kupin nje version i ri i "Frontit te Perbashket te Rezistences Shqiptare kundra Italise" te vitit 1941?

7. Mbledhja e Mukajt (gusht 1943) dhe Kongresi i OKLL (nentor 1943), jane nje dimension i ri qe merr lufta kunder okupatorit, dhe perpjekja per pavaresine e humbur: riparimi i padrejtesive te se kaluares, zgjidhja e "problemit shqiptar" ne Ballkan.

8. Trajtimi i roberve italiane te luftes, si aspekt humanitar me dimensionet e Konventes se Gjeneves mbi obligimet e paleve nderluftuese.

9. Kualifikimi i pranise gjermane ne Shqiperi si "okupacion ushtarak" dhe trajtimi i tyre si "armiq". Pse u nda Abaz Kupi nga shumica e "politikaneve te dites"?

10. Rendesia e miqesise me Mit'hat Frasherin dhe esenca e saj parimore.

11. Trajtimi i "komunisteve" si kundershtare, jo si "armiq".

12. Largimi nga Shqiperia: pranimi i disfates, por jo i luftes vellavrasese, "gjakderdhjes", "luftes civile" - parim fisnik dhe thellesisht shqiptar.

13. Koncepti i burrerise: kerkesa per lirimin e Mit'hat Frasherit nga kampi i refugjateve ne Itali (1945). Vleresimi i patriotizmit tek kundershtari politik, premise e domosdoshme per cdo marreveshje politike.

14. 1949- Riorganizimi per nje perpjekje te re; Shqiperia e pavarur dhe integrale, e keshtu me radhe.

****

Kohe me pare, gjate refleksioneve te mia mbi aktivitetin e Abaz Kupit (dhe personaliteteve te tjera te kombit tone shqiptar), kam arritur ne disa perfundime qe deshiroj te ndaj:

1. Praktika e Abaz Kupit tregon se ai ka pranuar pluralizmin. Ajo tregon se ai e ka kuptuar qe vetem nje shoqeri pluraliste dhe tolerante nuk lejon mohimin e te drejtave te te tjereve. Perndryshe, shoqeria perfundon me nje sens uniteti te falsifikuar.

2. Ky lloj pluralizmi njeh diversitetin e paevitueshem te identiteteve te ndryshem, qe nuk shkrihen me dhune. Cdo njeri nga ne eshte kryelarte per ate qe beson, prandaj kuptohet veshtiresia qe krijon dhuna kunder mendimeve te kunderta me tonat.

3. Gjate Luftes se II Boterore, Dushani e Miladini, perfaqesuan anen organizative dhe makiavelizmin e kryengritjes se armatosur komuniste kundrejt qendrimit te Abaz Kupit, i cili perfaqeson domosdoshmerine e vleres se idealizmit ne kohe te aksionit, si dhe rendesine e tij ne momente levizjesh te armatosura; cilesi keto te fituara nga Abaz Kupi nga bashkefjalimi i tij i brendshem me apelin per aksion.

4. Duke u perqendruar ne moton "Atdheu mbi te gjitha", Abaz Kupi tregoi se ndarjet mes partive politike jane te domosdoshme per nje dialog te qyteteruar dhe ne nje atmosfere te lire, te garantuar me ligje.

5. Me nje qendrim te tille, Abaz Kupi na meson se per sa kohe qe nuk harrojme se jemi qytetare shqiptare dhe sherbyes te kombit shqiptar, ne do te mbetemi qytetare shqiptare dhe sherbyes te kombit shqiptar. Ne momentin qe harrojme kete te vertete ekzistenciale, ne transformohemi ne skllever dhe vdesim shpirterisht.

***

Henri Kissinger na jep kete mendim: "Cdo brezi i lejohet nje perpjekje per abstraksion. Kjo perpjekje mund te kete vetem nje interpretim dhe vetem nje rast per eksperimentimin, sepse ky eshte subjekti i vetem i saj. Kjo eshte sfida e historise dhe tragjedia e saj. Kjo eshte forma qe "fati" merr mbi boten tone. Dhe zgjidhja e ketij fati, qofte edhe thjesht ndergjegjesimi per te, eshte ndoshta aspekti me i veshtire i artit te nje burre shteti". Historia do te tregoje se sa ka qene ne gjendje Abaz Kupi, te jete i ndergjegjshem per "fatin" e vendit tone, ne ato dite te veshtira. Po kjo eshte puna e shkollareve te vertete: te kerkohet, te zbulohet, te kodifikohet dhe te behet objekt i shqyrtimit te pergjithshem dhe te lire. Ajo qe une do ta quaja esenca e mendimit politik te Abaz Kupit, e nxjerre nga domethenia e aktit te tij, domethene nga praktika ne teori. Sepse nuk eshte nevoja te jesh perkrahes i sistemit monarkist per nje pune te tille intelektuale. Mjafton te jesh shqiptar. Une nderoj kuptimin e Abaz Kupit, sepse jam shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›