E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Topi dhe Rama, krere te celules antievropiane

Presidenti i Republikes dhe kryetari i Partise Socialiste jane pjese e nje celule antievropiane ne Shqiperi, vlereson Kryetarja e Kuvendit. Ne nje dalje dje per mediat, Jozefina Topalli komentoi faktin se vendi yne edhe sivjet nuk e mori statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE. Ketu ajo atakoi kreun e shtetit i cili nje dite me pare kishte deklaruar se kreret e ekzekutivit dhe te legjislativit te cilet permenden ne raport duhet te jene me te kujdesshem dhe ta bejne me mire punen e tyre: "Natyrisht kam lexuar raportin dhe ne menyre shume te vecante per ceshtjet e drejtesise dhe gjyqesorin dhe per korrupsionin e madh qe ka aty brenda. Persa i takon arsyes, per te cilen nuk eshte marre statusi i vendit kandidat, arsyeja eshte vetem bojkoti dhe bllokim. I une i kam pare gjithmone bashke, zotin Topi dhe zotin Rama gjate gjithe ketyre viteve", - deklaroi Topalli. Dhe e pyetur "a ka te beje kjo dhe me celulen antievropiane per te cilen ju keni folur?", Topalli u pergjigj shkurt e prere: "Sigurisht qe po".

Duke u ndalur ne progres-raport, ku arsye kryesore dilnin ngerci politik dhe bojkoti, Topalli tha se bojkoti ia ka arritur qellimit: "Z.Rama ka patur plotesisht te drejte, bojkoti ia ka arritur qellimit dhe ka lene Shqiperine pas status. Te pakten e ka vonuar statusin". Kurse me nota trishtimi shtoi: "Per here te dyte, Shqiperia nuk ka status! Dhe do ta paguajne kete sjellje te panevojshme, te papranueshme qe natyrisht ka koston e vet edhe ne kendveshtrimin e te rinjve, te rejave, dhe qytetareve ne pergjithesi".

Me tej Topalli u ndal ne 12 kriteret e KE per statusin dhe tha se gjate ketyre dy viteve kane kaluar 400 ligje, 400 reforma, nuk kemi mundur te kalojme vetem kater qe varen nga votat e opozites. Kurse komentoi pse s'jane plotesuar disa prej kritereve: "Ligji per Gjykaten administrative qe prej tre vitesh eshte ne kalendarin e Kuvendit te Shqiperise dhe qe opozita nuk pranon ta votoje. Ligji i dyte eshte reforma zgjedhore, presim te thone qe te ngreme komisionin Ad Hoc per Reformen Zgjedhore, per fillimin e punes mbi 53 rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kemi ne rend te dites Avokatin e Popullit. Po presim, por pergjigje nuk ka. Kemi ne rend te dites ligjin per heqjen e imunitetit, nuk kalon me 71 vota, pavaresisht se deputetet e mazhorances kane bere deklarate me modelin gjerman per te mos i njohur vetes imunitet. Por Komisioni i Venecias kerkon 84 vota, opozita nuk pergjigjet, opozita nuk voton".

Ne vijim Topalli pohoi se ka ligje te tjera me 3/5, "por as dje, opozita nuk votoi ligjin per gjykaten administrative". Kurse shtroi pyetjen: "Po me kodin Rrugor cfare kane?", duke vleresuar: "Ky eshte nje problem qe e kemi ne shqiptaret, por ne jemi ketu se ka pasur nje strategji per te arritur ketu dhe une mendoj se ia ka dale, bojkoti ia ka arritur qellimit, la Shqiperine pa status".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›