E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sipermarrjet turistike behen me database

Shqiperia ka per here te pare nje database per sipermarrjet turistike ne Shqiperi. Projekti i nisur kete vere, ka perfunduar dhe dje u prezantua nga zevendesministrja e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve,. Suzana Turku; drejtori i ZSHT (Zyra per Sherbimet Turistike) ne MTKRS; Benard Terkuci, rektori i Universitetit Evropian per Turizmin, prof. dr. Salvatore Messina; si dhe perfaqesues te bashkive te vendeve te rajonit, pjese e projektit TUR GRATE. 2, Bashkia e Latianos, Nardos dhe Mesagne ne Itali. Studimi i pare i ketij lloji ne vendin tone eshte realizuar nga EUFT dhe ZTSH. Studimi eshte pjese e projektit evropian IPA Adriatica "Tur Grate 2" per turizmin e qendrueshem, i cili perfshin disa vende te rajonit dhe financohet nga Bashkimi Evropian. Ne studimin per databazen e turizmit shqiptar, u analizuan disa qindra ndermarrje turistike. Zhvillimi i tij u be ne periudhen e pikut te sezonit turistik, 15 korrik-15 shtator, kohe kur dhe kapacitetet jane ne funksion te plote. Analiza u mbi bazen e 7 kategorive, sipas standardeve nderkombetare te vleresimit te ndermarrjeve dhe aktiviteteve turistike. Pjese e projektit TUR GRATE. 2, eshte dhe berja e nje analize mbi kerkesat e turisteve ne Shqiperi. Prof. Messina u shpreh se ne strukturat pritese, sektori me i zhvilluar eshte ai i hoteleve. "Rezulton se 96.4 per qind e aftesive pritese per turistet ne vend, jane hotele dhe 1.65 per qind jane dhoma dhe ambiente me qira. Pjesa tjeter e akomodimit perfshin, hostel, shtepi, etj",- u shpreh Messina. Ne baze te klasifikimit per hapesirat qe ofrojne hotelet, dr. Messina tha se "46% e dhomave te hoteleve ofrojne hapesira prej 14 metrash. Ndersa 36% e hoteleve nuk kane hapesirat e nevojshme, sipas standardeve. Nderkohe vetem 63% e hoteleve, kane ne sherbimin e tyre dhe restorantin. Zevendesministrja Turku vleresoi rendesine e projektit dhe tha se permes tij, "mund te bashkepunojme ne nje perpjekje te re per ta bere dekaden e ardhshme, me te suksesshmen ndonjehere per turizmin ne rajonin tone". Turku siguroi se Qeveria Shqiptare do te qendroje teresisht pas cdo perpjekje te tille. "Sfida tani bie mbi te gjithe perfaqesuesit e administratave qendrore dhe atyre lokale, organizatave nderkombetare, operatoret turistike dhe per te gjithe ne se bashku si nje shoqeri e vetme", - theksoi Turku.

Drejtori i ZTSH, Terkuci, pohoi se studimi evidenton dhe problemet ku institucionet shteterore, pushteti vendor dhe sektori privat, duhet te fokusohen ne te ardhmen.

"Kjo do te beje te mundur rritjen e konkurrences ne nje sistem te perbashket turistik. Ne synojme prodhimin dhe mbrojtjen e produkteve tipike shqiptare, si: kulturat bujqesore, punimet artizanale dhe trashegimine tone kulturore, ku perfshihet trashegimie artistike, por edhe arkeologjike", - tha z. Terkuci, duke evidentuar edhe se me kete projekt te realizuar, "per here te pare behet dhe percaktimi i ofertes turistike shqiptare dhe cilesia e saj".

Stafi ne hotele dhe restorante, pa kualifikin

Ne baze te studimit, kualifikimi i stafit per hotelet ne vend eshte i ulet. Ne baze te te dhenave, numri i punonjesve ne nje hotel qe merren me pritjen e klienteve eshte 2. Ndersa numri i punonjesve qe jane te kualifikuar, ne baze te shkollave qe kane kryer per turizmin, eshte shume i ulet",- evidentoi dr. Messina. Nje tjeter problem i nxjerre nga studimi eshte pronesia dhe administrimi i hoteleve dhe ndermarrjeve te tjera turistike. "Nuk ka nje ndarje te qarte mes specialisteve dhe pronareve te sipermarrjes. Te jesh pronar nuk do te thote se mund te besh cdo gje. 55 % e hoteleve drejtohen dhe menaxhohen nga vete pronaret, duke mos pasur burime njerezore te specializuara. Edhe ne disa raste, kur ne studim ka pasur administrator dhe menaxher, ka rezultuar qe ai ishte nje i aferm i pronarit. Keto gjera ndikojne ne sherbim, sepse nje pronar nuk mund te jete nje menaxher, sportelist, apo kuzhinier i mire, vetem sepse ka shetitur ne bote dhe ka bere pushime",- tha prof. Messina.

Perqendrimi i turizmit, vetem ne sezonin e veres

Nje tjeter fakt i rendesishem qe ndikon ne turizmin ne vend, eshte dhe perqendrimi i tij vetem ne nje sezon, ate te veres. Dr. Messina sugjeron: "Duhet te merren masa dhe te hartohen projekte, qe turistet te mos vijne vetem ne gusht, por edhe gjate gjithe vitit. 56.1 % e turisteve vijne vetem ne muajin gusht. Ndersa pjesa tjeter, nga maji deri ne shtator. Duhet qe aktivitet e institucioneve dhe bashkise te mos behen ne kete periudhe, pasi ne kete kohe i kemi turistet, por te shtrihen pergjate muajve te tjere te vitit".

Ne analizen e pyetesorit te bere tek turiste, studimi veren se Shqiperia ka potenciale te medha, si pasuria natyre, objekte kulturore dhe te antikitetit, ushqimi dhe mikpritja, por mungesa e infrastruktures cilesohet si nje prej problemeve kryesore. Ne 863 turiste te pyetur, 57 % e vizitonin Shqiperine per here te pare dhe mbi 60 % vleresonin si cilesi kryesore mikpritjen.

7 kategorite

1. Hotele, shtepi me qira, etj.

2. Restorante

3. Agjenci udhetimi dhe turistike

4. Agjenci per makina me qira

5. Guida turistike

6. Informacion turistik

7. Shoqatat turistike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›