E Diel, 1 Nëntor 2026

Perplasja ne gjykaten e Lezhes policia Denojme akte te tilla kriminale

Konflikti për pronën midis familjeve Ndreu dhe Zefi në qytetin e Lezhës ka përfunduar me përplasje armësh në ambientet e gjykatës ku një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë u plagosën.

Disa orë pas ngjarjes, policia e Lezhës e cila ka bërë edhe shoqërimin e 11 personave në dijeni për sherrin doli me versionin zyrtar për këtë ngjarje.

Ajo saktësoi se gjithçka ka nisur midis Mëhill Ndreut dhe Nikolin e Dedë Zefi.

Këta persona ndodhen në proces gjyqësor për një pronë të cilët të dyja palët e pretendonin.

Në fillim, brenda godinës së gjykatës personat janë konfliktuar me fjalor banal, por vetëm pas pak minutash situata ka marrë rrjedhë tragjike duke përdorur armët e zjarrit.

Policia nuk ka saktësuar autorin e parë që ka shkrepur armën, por saktësoi se Endri Pepa 30 vjeç mbeti i vdekur në vend ndërsa u plagosën rëndë Sokol Sejdia, Alban Deda, Arben Marku dhe Mark Ndreca.

Ky i fundit ishte kalimtar i rastit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital.

Ndërkaq, për ngjarjen ka reaguar edhe Gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë.

Në një komunikatë zyrtare, thuhet se rreth përplasja me armë ndodhi kohën që po zhvillohej seancë përgatitore për çështje pronësie.

Dy persona të plagosur gjatë konfliktit janë ndihmuar nga punonjësi i sigurisë së gjykatës për t’iu shmangur sulmit të mëtejshëm duke penguar personat e armatosur të futen në ambjentet brenda gjykatës.

Punonjësi i policisë së shtetit ka ndërhyrë duke i hequr armen njërit prej personave të armatosur, ndërkohë që gjyqi është ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.

Gjykata e dënon këtë ngjarje shumë të rëndë dhe iu bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, të respektojnë dhe mbështesin institucionet në ushtrimin e veprimtarisë së tyre kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›