E Diel, 1 Nëntor 2026

Per nje reforme teresore ne Gjykaten e Larte Nga Eduard Halimi, Minister i Drejtesise

Shqiperia ka filluar tashme nje faze te re zhvillimi, qe kerkon nje qeverisje te mire me vizionin per te konsoliduar nje sistem drejtesie te pavarur, efektiv dhe te pergjegjshem. Vetem nje sistem me keto tipare eshte i afte per te siguruar lirite dhe te drejtat e qytetareve, si dhe interesat e tyre. Kane qene te shumta masat e marra se fundmi ne sektorin e drejtesise qe synojne forcimin e integritetit dhe te besimit publik. Kemi ndermarre masa per forcimin e transparences, per dixhitalizimin audio-recording te seancave gjyqesore dhe per gjykatat administrative. Kemi filluar dhe po aplikojme ankesat on-line dhe inspektimet on-line te sistemit gjyqesor, duke krijuar nje soft te perbashket me inspektoriatin e KLD-se. Ne bashkepunim me Misionin Euralius dhe Ambasaden Britanike, kemi eleminuar nje problem te hershem, si ai i konfliktit te kompetencave mes inspektorateve, nepermjet dixhitalizimit dhe krijimit te nje portali unik. Kemi ndermarre masa per forcimin e pergjegjshmerise dhe per procedime disiplinore te gjyqtareve. Kemi ecur perpara me reformen e jashtezakonshme ne noteri, si dhe me reformen ne sherbimin permbarimor. Qasja e reformes tone eshte gjitheperfshirese qe duhet domosdoshmerisht te preke cdo operator te sistemit te drejtesise - si premise per garantimin e procesit te rregullt ligjor. Por eshte e padiskutueshme qe institucioni kyc ne te gjithe sistemin e drejtesise jane gjykatat dhe cdo reforme e sistemit te drejtesise jep impakt ne zhvillimin e tyre. Parimet themelore qe pershkojne reformimin e gjykatave jane pavaresia e bashkeshoqeruar me pergjegjesine ndaj Kushtetutes dhe ligjeve te vendit. Pak kohe me pas, ne do te flasim per Portalin e ri te Sistemit gjyqesor, nje portal i cili sjell ne nje te vetem te gjitha gjykatat me nje sistem te perqendruar dhe teper eficent ne menaxhimin e ceshtjeve dhe transparencen e sistemit.

5 vjet me pare, ne miratuam ligjin per pushtetin gjyqesor dhe vendosem nje standard jashtezakonisht pozitiv, ne forcim te pavaresise, hyrjen ne sistemin gjyqesor ne shkallen e pare dhe te apelit vetem nga Shkolla e Magjistratures, duke eliminuar teresisht influencat politike ne perzgjedhjen e kandidateve. Pak jave me pare, se bashku me opoziten ne miratuam nje ligj te rendesishem, "Per Gjykaten Administrative", nepermjet nje procesi shume pozitiv. U ra dakord qe Ministria e Drejtesise dhe Misioni Euralius, te pergatisin disa amendime te ligjit per Gjykaten e Larte dhe ti propozoje ato. Une kam besimin se me te njejten fryme konsensusi, pergjegjshmerie dhe profesionalizmi qe u miratua ligji per Gjykaten Administrative, do te diskutohet dhe miratohet edhe paketa e reformes se Gjykates se Larte. Se bashku me ekspertet e MD dhe Euralius, ashtu sic na u la detyre edhe nga Komisioni i Ligjeve, nga te gjitha palet, ne kemi pergatitur nje draft per te diskutuar se bashku dhe per te marre mendime lidhur me kete reforme te rendesishme. Ky draft fillestar do ti nenshtrohet padyshim cdo sugjerimi qe do te vije ne ditet ne vijim per reformen ne Gjykaten e Larte, dhe une dua t'ju garantoj se cdo mendim do te analizohet me pergjegjshmeri dhe profesionalizem maksimal nga ana jone dhe e eksperteve. Se bashku me ekspertet shqiptare dhe te huaj, ne kemi rene dakord se reforma ne Gjykaten e Larte duhet te perfshije doemos jo vetem rishikimin e numrit dhe riorganizimin e kolegjit administrativ sic kemi rene dakord me opoziten ne Parlament, por ajo duhet te perfshije dhe tendencen europiane per ngushtimin e filtrit te ceshtjeve qe duhet te gjykoje Gjykata e Larte. Eficenca dhe shpejtesia ne gjykimin e ceshtjeve ne Gjykaten e Larte, do te ndihmohet edhe nga ndryshimet per gjykimin ne gjykate edhe te ceshtjeve me kolegje me 3 gjyqtare dhe jo vetem me 5. Por ne reformen ne drejtesi, ne kontekstin e pavaresise se pushtetit gjyqesor, merr nje rendesi paresore sistemi i emerimit te gjyqtareve ne Gjykaten e Larte. Transparenca, meritokracia ne baze vlerash dhe percaktimi i kritereve fondamentale si nje gjykate kariere, perbejne bazen kryesore te reformes ne kete proces vital per sistemin e drejtesise. Ne kemi nje vullnet politik te qarte, qe sistemi aktual duhet te permiresohet ne drejtim te transparences se procesit te perzgjedhjes se kandidateve per gjyqtare. Transparenca e procesit duhet te bashkeshoqerohet me forcimin e dialogut nderinstitucional ne perputhje te plote edhe me jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese, e cila ka deklaruar se sistemi i emerimit te gjyqtareve ne pozicione te larta, i pranuar nga Kushtetuta, i vendos subjektet qe perfshihen ne te, para kerkeses se respektimit te parimit te luajalitetit kushtetues si dhe nenkupton krijimin e nje raporti bashkepunimi midis tyre, ne perputhje me kerkesen kushtetuese per kualifikim te larte te kandidateve, per te siguruar nje perberje cilesore dhe te pershtatshme te Gjykates se Larte. Implementimi i ketyre parimeve ne reformimin e Gjykates se Larte, mbart garancine qe gjyqtaret, e emeruar ne pozicione kaq te larta, te jene, jo vetem nder me te kualifikuarit profesionalisht, por edhe shmang subjektivizmin dhe influencat e papershtatshme ne procesin e perzgjedhjes. Ne jemi te bindur se procesi i perzgjedhjes duhet te reformohet teresisht sidomos tek procedurat qe ndiqen per propozimin per kandidatet per anetare te Gjykates se Larte:

Se pari, procedura paraprake e dekretimit te gjyqtareve te larte duhet te jete nje proces i hapur. Transparenca ne syte e publikut dhe tek te interesuarit mbart rendesi themelore dhe jep efekt te drejtperdrejte ne pavaresine e gjyqesorit.

Se dyti, kriteret e emerimit te gjyqtareve te larte duhet te orientohen pa diskutim drejt meritokracise profesionale te kandidateve, por mbi te gjitha keto kritere duhet te saktesohen ne menyre objektive. Per kete qellim, kriteret duhet te jene te qarta dhe te ditura, ne menyre publike dhe duhet te mbajne ne konsiderate pervojen e shquar profesionale te kandidatit te shoqeruar me kontributin e tij konkret dhe te vecante ne permbushjen e detyrave, qe ai ka kryer me pare.

Integriteti i kandidateve duhet te verifikohet per te shmangur afrimitetin politik te tyre, ne ate mase qe mund te demtoje balancat apo te paragjykoje dukshem pavaresine e tij;

Se treti, Gjykata e Larte, si maja e piramides gjyqesore ka nevoje per individe me karakter te forte, me integritet te larte moral dhe me kurajo te shquar qytetare. Keto te dhena i nevojiten gjyqtarit te larte gjate ushtrimit te detyres qe ai te demonstroje pozitivisht paanshmerine dhe integritetin e tij. Per kete qellim, duhet qe kandidatet e perzgjedhur te tregojne se nuk kane pasur probleme ne drejtim te transparences financiare, te qasjes personale ndaj presionit publik apo qytetar, te ruajtjes se sekretit profesional, etj.

Sot, ne jemi deshmitare qe ka nje kerkese ne rritje dhe presion pozitiv qytetar per permiresimin e cilesise se drejtesise. Qytetaret shqiptare kane te gjithe te drejten te kerkojne nje sistem drejtesie te standardeve evropiane, te pavarur nga pushtetet e tjera dhe te pergjegjshem profesionalisht. Qytetaret shqiptare, ne cilesine e taksapaguesve, kane te gjithe te drejten te kerkojne qe zhvillimet e sistemit te drejtesise te kene te njejten tendence dhe dinamike sikunder edhe zhvillimi ekonomik i vendit. Ata deshirojne dhe meritojne garancine, qe interesat, te drejtat dhe lirite e tyre te jene te garantuara ne standardet me te mira te procesit ligjor. Tradita shqiptare me te mirat dhe dobesite e saj nder vite tek ky proces, se bashku me jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese, ne drejtim te konsultimit dhe bashkepunimit mes Presidentit dhe Parlamentit, perbejne nje baze te mire dhe orientim te qarte ne lidhje me reformen. Per kete shkak, eshte teper e rendesishme, thithja e opinioneve profesionale ne kete Konference, si dhe shkembimi i praktikave me te mira te vendeve evropiane, perfshire dhe traditen kushtetuese ne te gjitha keto vende. Ne kete proces te rendesishem mbetet imperative, qe secili prej nesh te jape kontributin e tij, sado modest qofte, por me rendesi thelbesore. Reformat, qe bazohen ne konsultimin e gjere, arrijne te identifikojne dhe zgjidhin sic duhet problemet praktike. Po ashtu keto reforma arrijne te sensibilizojne edhe vete institucionet qe reformohen, duke sjelle rezultatin qe defektet ne praktike te pranohen se ekzistojne dhe se nevojitet zgjidhja e tyre. Ne kete menyre, ne arrijme te fitojme edhe besimin publik jo vetem tek serioziteti qe kemi per zhvillimin e reformave, por edhe tek drejtesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›