E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për një shëndet më të mirë! Pak dhe saktë

Pothuajse çdo ditë dikush na fton të ndryshojmë mënyrën e ushqyerjes. Shpesh për produktet e reja, reklamat thonë se janë të mrekullueshëm për shëndetin, ndërsa herë të tjera na këshillojnë t‘i zëvendësojmë ushqimet e vjetra me ato të rejat, që paraqiten si më pak të dëmshëm: kos që të dobëson, majonezë "light", apo pije pa kalori. Ose importojmë nga kulturat e tjera produkte, si për shembull soja, duke e përshtatur me stilin tonë të jetesës. Por këto revolucione në kuzhinë a kanë gjithmonë sukses? Historia dhe shkenca thonë jo.

Buka jonë e përditshme

Deri 50 vjet më parë, në shumë vende të botës në çdo vakt konsumohej bukë integrale që shpesh hidhej në lëngun e supës. Proteinat, kryesisht ato të drithërave dhe bishtajave (fasuleve, thjerrëzave), që ushqimet përmbanin ishin shumë të pasura me fibra, ndërsa nuk liheshin pas dore perimet e freskëta, ëmbëlsira sipas dëshirës, apo fruta sipas sezonit. Me pak fjalë, një vakt shumë i pasur me fibra të shëndetshme, që jepnin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë. Pikërisht ato ndihmojnë që edhe aparati tretës të funksionojë më mirë, pasi absorbon sheqernat dhe yndyrat më ngadalë, pa marrë parasysh të eliminojë ato që favorizojnë diabetin dhe obezitetin. Sot, një vakt ushqimor në restorant apo në shtëpi përmban mish ose peshk, sallame dhe djathëra, jo shpesh fruta dhe perime, bukë të bardhë dhe ëmbëlsira superkalorike. Fibrat? Mungojnë tërësisht. Por pa to, zorrët dhe stomaku absorbojnë pa asnjë përjashtim të gjitha kaloritë. Por zgjidhja, në shoqërinë e sotme "high tech", dhe shkencën që ecën me shpejtësi marramendëse, sigurisht që ekziston: ilaçe të pasura me fibra apo fibrat e frutave dhe perimeve që u shtohen pijeve që sipas reklamave nuk reshtin nëpër media "reduktojnë kolesterolin". "Por edhe pse rreziqet e infarkteve duhej të reduktoheshin ndjeshëm, ndodh krejt e kundërta", shkruan Martijn Katan, specialist ushqimi në "Uageningen University" në Holandë, në faqet "British Medical Journal". "Ushqimet e lehta dhe dietike përmbajnë vetëm një ose shumë pak substanca të shtuara për të zëvendësuar përbërësit e shumtë dhe substancat që përmbajnë ushqimet natyrale si frutat dhe perimet", shkruan po në "British Medical Journal" Michael Jacobson, drejtori i "Center for Science in the Public Interest" në Uashington. Me pak fjalë, përsërisim shpesh gabimin e bërë me vitaminat që të marra nga frutat dhe perimet dhe të shtuara diku, jo vetëm që nuk të bëjnë mirë, por shpesh ndikojnë në shpikjen e qindra sëmundjeve.

Sheqernat

Ka disa lloje sheqernash, ku sigurisht ato artificiale janë më të rrezikshmet. Glukoza është burimi kryesor i energjisë për trupin, që prodhohet nga karbohidratet që ne hamë: sheqernat e thjeshta (që gjenden natyrshëm te frutat, perimet dhe produktet blegtorale) dhe niseshteja (te drithërat, bathrat dhe perimet). Pa sukrozë (sheqeri i bardhë) të shtuar në dietë, trupi është në gjendje të prodhojë glukozën e mjaftueshme, e dyta në radhë është saharoza. Ajo është forma më e zakonshme e sheqerit të bardhë, ose "sheqerit të tavolinës". Sheqeri i bardhë, i rafinuar, siguron "kaloritë boshe", por atij i mungojnë vitaminat dhe mineralet që nevojiten për metabolizmin e tij, dhe si rrjedhim ai merr nga trupi vlerat ushqyese, të fituara nga ushqimet e tjera. Janë të shumta problemet me shëndetin, që lidhen me konsumimin e sheqerit të rafinuar. Sheqernat që konsumohen në formën e tyre natyrale (si frutat dhe drithërat), shpërbëhen dhe thithen ngadalë nga sistemi i qarkullimit të gjakut, pra trupi mund t‘i asimilojë ato me lehtësi. Por sheqernat e rafinuar e ngrenë shpejt nivelin e sheqerit në gjak. Por, konsumi i madh i sheqerit mund të çojë në çrregullime dhe pështjellim emocional, marrje mendsh dhe dhimbje koke. Sheqernat artificiale ulin aktivitetin e rruazave të bardha të gjakut, dhe rezistencën ndaj infeksioneve, duke çuar në zhvillimin e diabetit. Ata që duan të shmangin sheqerin, duhet të hanë fruta dhe lëngje në vend të ëmbëlsirave me sheqer. Një epidemiolog i Universitetit të Minesotës pasi studioi 9500 gra dhe burra të rritur, arriti në përfundimin se kush konsumonte një pije dietike në ditë, e kishte rrezikun për zhvillimin e sindromit metabolik (fillimi i diabetit) rreth 34 për qind më të madh se ata që nuk konsumonin pije të tilla. Ndërsa sipas një studimi të Universitetit të Teksasit, një pije "light" në ditë rrit me 41 për qind rrezikun e obezitetit dhe me 65 për qind atë të mbipeshës.

Magjia e çokollatës së zezë

Çokollata i bën mirë sistemit kardiovaskular për vetitë e mëdha antioksiduese. Megjithatë nuk bëhet fjalë për çokollatat me qumësht, as për çokollatën e bardhë që përmban yndyra të pashëndetshme, por për çokollatën e zezë dhe sasinë e madhe të antioksidantëve që përmban. Nuk duhet të harrojmë të heqim nga dieta kaloritë e marra përmes çokollatave.

Sojë, me masë

Më shumë se një miliard njerëz çdo ditë konsumojnë një burim proteinash që tani po fillohet të zbulohet në Perëndim. Bëhet fjalë për sojën, një nga ushqimet më të pasura dhe më të lira në botë. Për mijëra vjet, popujt e vendeve të Lindjes kanë ngrënë sojë, dhe kjo mund të jetë një nga sekretet e jetëgjatësisë së tyre, durimit dhe gjallërisë rinore. Soja është quajtur në mënyra të ndryshme "bima magjike", "diamantet e verdhë", "kokrra e mrekullisë", "ar nga toka" dhe "mish që rritet në bimët kacavjerrëse", për shkak të përmbajtjes së lartë me proteina, dhe pasurisë në vitamina dhe minerale. Kokrrat e saj përmbajnë dy herë më shumë proteina nga e njëjta sasi peshe mishi, me të gjitha 8 aminoacidet bazë në raportet e duhura. Shumë proteina mishi kanë mungesa në një ose më shumë aminoacidet bazë, si rrjedhim e bëjnë një pjesë të mirë të proteinave të mishit të papërdorshme. Proteina e sojës, si rrjedhim, përthithet më mirë në rrugët e tretjes, dhe ndryshe nga mishi, nuk përmban yndyra të rënda, karbohidrate ose kalori të larta, përbërës që formojnë kolesterol, gjurmë të acidit urik apo kimikate. Për më tepër, kokrrat e sojës përmbajnë më shumë vitaminë B se çdo ushqim tjetër bimor, më shumë sesa duhet për nevojat e përditshme, dhe janë të pasura me Vitamina A dhe D. Duket se sekreti i kokrrës së sojës është lecitina. Lecitina luan një rol vendimtar në nxitjen e metabolizmit në të gjitha qelizat e trupit: ajo rrit kujtesën dhe fuqinë mendore, duke ushqyer qelizat e trurit dhe të nervave; ajo forcon gjëndrat dhe rigjeneron indet e trupit; ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen; forcon kockat dhe rrit rezistencën ndaj dëmtimeve. Në rastet e lodhjes nervore ose mungesës së energjisë, lecitina e kokrrave të sojës do të rivendosë energjinë dhe fuqinë e humbur. Tashmë, shumë e më shumë perëndimorë po e kuptojnë atë që orientalët e kanë ditur për shekuj me radhë - që kokrrat e sojës, të pasura me lecitinë, rrisin fuqinë dhe durueshmërinë, shkathtësinë dhe elasticitetin, rininë dhe gjallërinë. Dhe për më tepër, soja është më ekonomike se mishi. Por, pavarësisht këtyre që thamë më lart, integratorët e fitoestrogjenit të sojës që kanë qenë tepër të këshillueshëm në menopauzë, kanë rezultuar se nuk janë aspak të këshillueshëm. Kështu, dy agjenci franceze të kontrollit të ushqimeve e kanë përjashtuar atë nga dieta ushqimore e grave shtatzëna, të sëmurat me tumor në gji, apo me histori të ngjashme familjare të kësaj sëmundjeje, pasi është provuar shkencërisht se ndikon në progresin e kancerit. Për më tepër, qumështi i sojës nuk është i këshillueshëm as për fëmijët. "Përmban estrogjen bimor me strukturë të ngjashme me hormonet seksuale femërore, por edhe përbërës të tjerë si kripërat e pangopura që reduktojnë asimilimin e mineraleve dhe mikroelementeve nga organizmi". Le të mos flasim pastaj për alergjitë që soja mund të shkaktojë. Por, "telashet" nuk përfundojë këtu. Jorge Chavarro, i Universitetit të Harvardit në Boston, pasi studioi spermën e 100 meshkujve pjellorë, vuri re se duke konsumuar shumë soje dhe nënprodukte të saj në tre muajt e fundit ata kishin 41 milionë spermatozoide për mililitër më pak, në krahasim e ata që nuk i përdornin fare këto lloj ushqimesh.

Më mirë peshk, po cili lloj?

Shumë mish është i dëmshëm për konsumatorin dhe ambientin. Kështu, për të marrë një kg mish gjedhi duhen 16 kilogramë ushqim, mes të cilave kokrra soje apo drithëra të ndryshme, që sigurisht do të ishte më mirë nëse përdoreshin për ushqimin e popullsisë së varfër. Por, problemi nuk mbaron këtu. Mishi rrit rrezikun e infarktit, iktuseve, tumoreve dhe diabeteve. Sigurisht që është më mirë të konsumoni peshk: yndyrat e tij omega-3 reduktojnë ndjeshëm rreziqet për shëndetin. Po cili lloj është më i këshillueshëm? Peshku i egër është drejt zhdukjes, ndërsa nga ana tjetër për të prodhuar 500 gramë salmon nevojitet rreth 2 kg peshk i egër. Ndoshta më mirë rezervat me peshq vegjetarianë, si krapi që kultivojnë kinezët. Por, peshqit e rezervuarve shpesh nuk janë të shëndetshëm: për shembull salmoni në Kanada, Angli, Irlandë dhe SHBA përmban doza të larta kancerogjenesh. Në vitin 2007, amerikanët refuzuan 315 kontenierë me peshk të ardhur nga Kina, 210 prej të cilëve përmbanin ilaçe dhe helme. Zgjidhja më e mirë? Të hash më pak mish e më pak peshk, më mirë atë evropian të kontrolluar, ose atë afrikan pa helme.

Yndyrat e mira dhe të këqija

Margarina duhej të evitonte yndyrat e ngopura të gjalpit që konsiderohen shumë të dëmshme për zemrën. Por, shpesh yndyrat bimore të margarinës modifikohen kimikisht (hidrogjenizohen), duke u bërë akoma më të dëmshme se yndyrat e ngopura të gjalpit. "New England Journal of Medicine" ka llogaritur se eliminimi i tyre do t‘i reduktonte infarktet në masën 20-25 për qind. Për fat të keq, sot yndyrat e hidrogjenizuara janë të pranishme pothuajse në të gjitha produktet e konservuara. Një tjetër zgjedhje që ka rezultuar e kotë dhe aspak efikase ka qenë ajo për t‘i hequr yndyrat nga produktet e qumështit apo salcave, për të krijuar produkte pa kalori apo dietike. Në fakt, edhe për yndyrat, ashtu si dhe për sheqernat, ekziston një sistem komunikimi mes stomakut dhe trurit: nëse hahet pak, të vjen dëshira për të ngrënë më shumë. Kohë më parë, në vitit 1968, "Procter&Gamble" hodhi në treg Olestrën, që përdorej si zëvendësues i yndyrave dhe vajrave në industrinë ushqimore. Një tjetër vrasës me pagesë. Olestra, ose ndryshe Olean, siç njihet në treg, pengon absorbimin e vitaminave të tilla si A, D, E dhe K. Për më tepër mund të shkaktojë humbjen e lëngjeve në anus dhe njolla në vithe, kruarje në zonën e barkut. Por, meqenëse këto yndyra nuk kanë shije, për prodhimin e kokoshkave në mikrovalë është krijuar një aromë artificiale "gjalpi", i quajtur diacetil. Ky është edhe shkaku se përse Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA ka deklaruar se ky lloj aromatizuesi shkakton polmonit. Kalifornia e ka nxjerrë prej kohësh nga qarkullimi. Megjithatë, ka edhe studime që tregojnë si të hash pak dhe të zgjedhësh ushqime të shëndetshme kur ksigurisht një lugë gjalp i freskët nuk të bën dëm, ndërsa vaji i ullirit të bën gjithmonë mirë.

Ushqime të gjalla, plot energji jetësore

Sa më i afërt ushqimi me gjendjen e tij natyrale, aq më e lartë është vlera ushqyese e tij. Shumë vitamina dhe lëndë ushqyese thelbësore shkatërrohen plotësisht ose pjesërisht nga gatimi, veçanërisht nga gatimi i tepërt. Ushqimet e gjalla janë plot me energji jetësore. Në të vërtetë ne hamë vetëm për të marrë këtë sasi të kërkuar energjie në trupat tanë, kështu që duhet të përdorim ushqime të cilat zotërojnë sa më shumë nga kjo energji vitale jetëdhënëse. Të mençurit e hershëm jetonin plotësisht me fruta, arra dhe rrënjë nga xhunglat dhe malet. Jetonin gjatë dhe bënin jetë të shëndetshme. Kështu që, sa herë të jetë e mundur, përpiquni të hani ushqime në gjendjen e tyre natyrale, sa më të freskëta, sasi të bollshme me fruta dhe sallata të freskëta çdo ditë. Farërat e sapombira, bathët dhe drithërat janë ushqime ideale, plot me energji jetësore. Ulni sasinë e ushqimeve të përpunuara dhe të konservuara, të mbyllura në kuti dhe në shishe, turshitë dhe konservat që ju konsumoni, sepse ato shpesh kanë kimikate të dëmshme që u shtohen për të parandaluar prishjen e tyre (pijet me shishe dhe të ëmbla të tilla si koka-kola janë veçanërisht të dëmshme për shëndetin.) Dhe kur përgatisni ushqimin, mos e gatuani shumë, atë sepse energjia, vitaminat, humbasin nga nxehtësia e madhe. Perimet e gatuara me avull preferohen nga ato të zierat; por në qoftë se ju gatuani perimet në ujë, pini lëngun, mos e hidhni atë. Gatimi sipas stilit kinez është i shkëlqyer, sepse perimet gatuhen shpejt dhe shumica e vlerës së tyre ushqyese ruhet.

Buka, më mirë e zezë

100 gramë bukë e bardhë përmban vetëm 2 gramë fibra, ndryshe nga ajo e zeza, që përmban 7 deri në 8. Fibrat në kontakt me lëngjet të ngopin. Falë tyre, sheqernat e bukës së zezë janë më pak të asimilueshme nga organizmi

Çokollata e zezë

Mjekët thonë se ajo është një ilaç me veti magjike për të ruajtur shëndetin e zemrës. Një studim i fundit tregon se çokollata e zezë mund të ndikojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut, madje njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, duke konsumuar çdo ditë nga pak, mund të kontribuojnë vetë për ta mbajtur nën kontroll atë

Ushqimet

Sa herë të jetë e mundur, përpiquni të hani ushqime në gjendjen e tyre natyrale, sa më të freskëta, sasi të bollshme me fruta dhe sallata të freskëta çdo ditë. Farërat e sapombira, bathët dhe drithërat janë ushqime ideale, plot me energji jetësore

Soja

Përmban estrogjen bimor me strukturë të ngjashme me hormonet seksuale femërore, por edhe përbërës të tjerë si kripërat e pangopura që reduktojnë asimilimin e mineraleve dhe mikroelementeve nga organizmi

Te konservuara

Ulni sasinë e ushqimeve të përpunuara dhe të konservuara, të mbyllura në kuti dhe në shishe, turshitë dhe konservat që ju konsumoni, sepse ato shpesh kanë kimikate të dëmshme që u shtohen për të parandaluar prishjen e tyre (pijet me shishe dhe të ëmbla të tilla si koka-kola janë veçanërisht të dëmshme për shëndetin

Më mirë gjalp

Margarina duhej të evitonte yndyrat e ngopura të gjalpit që konsiderohen shumë të dëmshme për zemrën. Por, shpesh yndyrat bimore të margarinës modifikohen kimikisht (hidrogjenizohen), duke u bërë akoma më të dëmshme se yndyrat e ngopura të gjalpit

Rreziqet

Një epidemiolog i Universitetit të Minesotës pasi studioi 9500 gra dhe burra të rritur, arriti në përfundimin se kush konsumonte një pije dietike në ditë, e kishte rrezikun për zhvillimin e sindromit metabolik (fillimi i diabetit) rreth 34 për qind më të madh se ata që nuk konsumonin pije të tilla. Ndërsa sipas një studimi të Universitetit të Teksasit, një pije "light" në ditë rrit me 41 për qind rrezikun e obezitetit dhe me dhe me 65 për qind atë të mbipeshës

Reklama

Shpesh për produktet e reja, reklamat thonë se janë të mrekullueshëm për shëndetin, ndërsa herë të tjera na këshillojnë t‘i zëvendësojmë ushqimet e vjetra me ato të rejat, që paraqiten si më pak të dëmshëm: kos që të dobëson, majonezë "light", apo pije pa kalori. Por këto revolucione në kuzhinë a kanë gjithmonë sukses? Historia dhe shkenca thonë jo


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›